Perez pretendon se Milani nuk ka dalë ende nga Super Liga, megjithatë drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini nuk ka ngurruar t’u kërkojë ndjesë tifozëve në përfundim të ndeshjes me Sassuolon, teksa theksoi edhe faktin që nuk ishte i përfshirë fare në bisedimet për krijimin e këtij kompeticioni.
“Nuk isha i përfshirë në bisedimet për krijimin e këtij kompeticioni dhe gjithçka e mësova vetëm të dielën në darkë, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë. Ishte një vendim i marrë në nivele më të larta drejtuese, megjithatë kjo nuk më heq përgjegjësinë dhe nuk më pengon t’u kërkoj ndjesë tifozëve që u ndjenë të tradhtuar në principet thelbësore të futbollit, që Milani i ka ndjekur dhe promovuar gjithmonë”, u shpreh Maldini.
None found
Super Liga “vdiq” pas më pak se 72 orësh nga krijimi i saj, ndërsa Maldini thekson se nga kjo histori të gjithë kanë mësuar njëherë e mirë limitet se deri ku mund të shkojnë dhe se nuk mund të tejkalohen principet e meritokracisë.
“Nëse duhet të marrim një mësim nga kjo histori, është të kuptojmë se sa larg duhet të shkojmë. Nuk mund të tejkalojmë parimet e sportit, si meritokracia dhe ëndrrat. Konsiderata ime është ajo e drejtuesit të një klubit që synon të arrijë një objektiv pas 7 vitesh dhe shumë lojtarë e kanë ëndërr përmbushjen me sukses të tij”, deklaroi ish mbrojtësi legjendar i Milanit.
Tensionet në protestën e sotme janë rritur teksa protestuesit i kanë vendosur flakën një prej godinave në hyrje të rrugës…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i cili dyshohet për kanosje…
Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është ankuar në Gjykatën Supreme. Kjo pasi u shkarkua nga kjo pozitë…
Kuvendi i Kosovës, do zhvillojë seancë plenare të nesërmen, duke filluar nga ora 10:00. Në njoftimin për media, bëhet e…
OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM nuk siguruan kuorum për punën e Kuvendit sot, prandaj seanca parlamentare u ndërpre, njoftojnë nga LSDM."Nga…
OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM nuk siguruan kuorum për punën e Kuvendit sot, prandaj seanca parlamentare u ndërpre, njoftojnë nga LSDM."Nga…