sport

Superliga, Partizani dhe Tirana në “aktin e fundit”, titulli “luhet” në dy stadiume

Partizani prej ditësh për gatitet fort në fushë për ndeshjen e sotme ndaj Teutës, ku në rast fitoreje kanë shansin të festojnë titullin kampion. Në javën e shkuar të kuqtë bënë përmbysjen e madhe, duke mposhtur Kastriotin dhe duke përfituar nga ai barazim i Tiranës ndaj Bylisit në Rrogozhinë, dhe marrë kështu kreun me pikë të barabarta me bardheblutë, por me avantazhin e një fitoreje më shumë në ndeshjet direkte.

Pas asaj sfide kishte festë dhe emocione shumë të bukura, por të kuqtë u treguan mjaft të përmbajtur. Ndërkohë, edhe gjatë javës situata ka qenë mjaft e qetë. Skuadra ka punuar normalisht me trajnerin Kolela, por kjo nuk e ka ndaluar stafin organizativ të klubit, por edhe tifozët, që të mendojnë për festën e titullit, nëse e fitojnë. Ndryshimi dukej që te rruga, ende pa hyrë në portën e madhe të stadiumit.

Të lidhura

None found

Klubi kishte menduar të mbushte gropat dhe ta bënte sa më lehtësisht të kalueshëm segmentin prej rreth 200 metrash nga Shërbimi Meteorologjik e deri te hyrja. Më pas, përveç një angazhimi të çdo punëtori të klubit me një punë të caktuar, në zyrat e klubit kishte nisur edhe puna për të bërë lyerjet dhe kurimet e fundit. Por të gjithë janë kuriozë se çfarë do të ndodhë në shkallët e stadiumit. E sigurt është se tribunat e stadiumit “Arena e Demave”, me një kapacitet prej rreth 4 mijë vendesh, do të jenë të mbushura, por pritet të ketë edhe tifozë që do ta shohin sfidën nga pjesa e parkingut, që të ofron akses me fushën. Gjithashtu, pritet të rezervohet edhe një koreografi, ku fjala kyçe padyshim do të jetë “kampion”.

Ndërkohë, edhe klubi me siguri ka rezervuar surprizat e veta në këtë ndeshje, që në rast se fitohet nga “demat” do të legjitimojë festën e madhe të të kuqve, pas një viti plot pengesa e vështirësi, në një “valle dyshe” me Tiranën, si asnjëherë në thuajse katër dekadat e fundit. Ndërkohë, sot në stadium pritet të bëhen kurimet e fundit, pasi ditën e djeshme në të u luajt ndeshja “play off” e Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Korabit. Përveçse për festën e titullit, në stadiumin e Partizanit po punohet prej javësh edhe për licencimin në turet e para të kompeticioneve europiane, ku Partizani po përgatitet të luajë në verë. Prej tyre lakmohet edhe titulli kampion, sepse parashikohen minimalisht edhe 1 milion euro fitime.

TROFEU – Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme është përgatitur edhe për skenarin më pak të mundshëm, që Tirana të fitojë titullin kampion. Burime bëjnë me dije se janë bërë gati dy palë medalje dhe trofe, ku njëri do të jetë i vendosur në stadiumin “Niko Dovana”, ku luhet Erzeni-Tiran dhe tjetri në “Arena e Demave”, ku Partizani sfidon Teutën. Gjithsesi, vetëm njëri nga trofetë do të përdoret.

të fundit

Qytetarët dalin përsëri në rrugë/ Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kërkesa për qeveri teknike dhe largimin e Ramës

Ka nisur protesta e 135 qytetarë në vend. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin…

16 minutes ago

Në një qese braktiset i porsalinduri në Itali, një grahuese qenieje e shpëton jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 12 tetorit në Cinisello Balsamo, pranë Milanos në Itali, ku një foshnjë…

17 minutes ago

Premtimi i Mickoskit për paga 1000 euro shkon në质量安全…

LSDM sot ka reaguar për deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se deri në fund të mandatit të tij…

19 minutes ago

Sigurisht që mbaj gjithë hidhërinë” – Britney Spears hap llamarin e së shkuarës dhe shfaq akuzat ndaj familjes

Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka rrëfyer se vazhdon të ndihet e hidhëruar për 13 vitet që kaloi nën…

21 minutes ago

Shiroka-Pula meets the American senatorial delegation Shaheen-Durbin, focus on cooperation with Washington

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Takimi po zhvillohet…

22 minutes ago

Hoxha: Response to Dačić’s threats requires concrete actions, not just statements

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka nxitur reagime me deklaratën e tij se flamuri serb “herët a vonë do të…

22 minutes ago