Categories: sport

Superliga Evropiane/12 klubet rebele kanë hedhur firmën për 23 vite, tërbohen tifozët (FOTO LAJM)

Krijimi i Superligës Europiane duket se tashmë është realitet. Gazeta britanike Daily Mail raporton se 12 klubet rebele kanë nënshkruar një marrëveshje 23-vjeçare. Në këtë mënyrë, Superliga Europiane do shoqërojë tifozët të paktën deri në vitin 2046.

Por marrëveshja ka sjellë zemërimin e tifozëve, pasi ata mendojnë se qëllimi i këtij kompeticioni janë fitimet. Protesta janë mbajtur përpara stadiumeve të gjashtë ekipeve të mëdha britanike, që do të përfshihen në kompeticionin e mesjavës. “Po vrisni futbollin”, akuzojnë tifozët.

Të lidhura

None found

Sipas Daily Mail, klubet e Superligës Europiane do të marrin nga 300 milionë sterlina që pa nisur garat. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka kritikuar ashpër një vendim të tillë dhe ka bërë thirrje për një takim urgjent.

Gazeta britanike shkruan se në qendër të inicativës për Superligën Europiane qëndron banka e njohur amerikane, JP Morgan. Gjithçka është gatuar në një restorant luksoz në Nju Jork në vitin 2017, kur u takuan pronarët e Manchester United, Liverpoolit dhe Arsenalit.

Ekipet themeluese të Superligës Europiane janë: Milan, Atletiko Madrid, Barcelona, Inter, Juventus, Real Madrid, Arsenal, Çelsi, Liverpuli, Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Totenham.

Raportohet se drejtuesi i Superligës Europiane, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka gënjyer kur ka thënë se nuk janë ftuar klubet franceze dhe gjermane. Dokumentet tregojnë se Bajerni, PSG dhe Borusia janë ftuar për të marrë pjesë, por këto klube kanë refuzuar.

Për ironi, në Britani ka nisur edhe një bast i çuditshëm se cili nga ekipet e Superligës Europiane do të thyhet i pari, duke refuzuar të braktisë nismën. Bastvënësit thonë se do jetë Mançester Siti që do thyhet i pari.

Në rast se Superliga Europiane bëhet realitet, sivjet me shumë gjasë Kupën e Kampioneve do e fitojë PSG, pasi ekipet e tjera do eliminohen direkt nga UEFA.

të fundit

René Higuita, portieri që sfidoi çdo kufi: Nga “akrepi” spektakolar te nëntë muajt në burg

René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…

4 hours ago

Nga Greqia te Egnatia, Deivid Hoxha optimist pas debutimit ndaj Partizanit: Jam gati për trajnerin dhe ekipin

Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…

4 hours ago

Respekti duhet ruajtur gjithmonë” – Simeone i përgjigjet kritikave të Mourinhos ndaj arbitrimit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…

4 hours ago

Serious incident in Greece: 25-year-old woman found dead with suspected knife wounds

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

4 hours ago

Ngjarje e rëndë në Greqi, 25-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë të dyshuara nga thika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

5 hours ago

Tirana, 235 FBI and law enforcement agency representatives to attend European conference tomorrow

Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…

5 hours ago