Teuta e nis mbarë sezonin e ri! Durrsakët triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Të dyja skuadrat krijuan raste të shuma shënimi gjatë 90-të minutave, por durrsakët u treguan më të sakët, duke i konkretizuar me gol.
None found
Pavarësisht rasteve të krijuara, pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola.
Pjesa e dytë pa Teutën më kërkuese, e cila në arriti të realizonte plot tre gola.
Në minutën e 57’ ishte Albano Aleksi ai i cili shënoi për durrsakët. Mesfushori gjuan nga jashtë zonës dhe gjen të papërgatitur Zogoviç, i cili sheh sferën të përfundojë në rrjetë.
Vetëm 5 minuta më vonë, Teuta dyfishoi shifrat, falë golit të Grudës.
Sulmuesi i shmanget mbrojtësit dhe del para Zogoviç, shmang edhe portierin e dërgon topin në rrjetë.
Shkodranët provuan të reagonin, dhe arritën të realizonin me anë të Çobës në minutën e 83-të. Mirëpo asistenti dhe më pas VAR anuluan golin e shkodranit.
Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Teuta shënon edhe golin e tretë me anë të Sabino Plakut në minutën e 90+3, duke hipotekuar fitoren për të tijtë.
Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! [...]Read More...
Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër [...]Read More...
Karta e Arlindës bëhet "sebep", dërgon shtatë banorë në nominim [...]Read More...
Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...
Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…