Pritja po përfundon, Interi do të mirëpresë në qytet Steven Zhang.Numri një i Nerazzurrëve do të jetë në San Siro për finalen e Superkupës së Italisë kundërJuventusit, të planifikuar për 12 janar , me synimin për të ngritur trofeun e tij të dytë pas Scudetto-s që fitoi sezonin e kaluar.
Ka mundësi që Zhang të qëndrojë në Milano deri më 31 janar, ose deri në fund të merkatos, por siç thuhet në La Gazzetta dello Sport, nuk mund të përjashtohet qëndrimi i tij deri në super-ndeshjen e Champions League kundërLiverpool më 12 shkurt.
None found
Superkupa dhe tregu i transferimeve janë dy temat më të nxehta rreth të cilave rrotullohet rikthimi i Zhang në Itali, por jo vetëm: dy objektivat e tjerë janë planifikimi i merkatos së qershorit dhe zhbllokimi i disa rinovimeve, duke filluar me atë të Brozovic dhe të gjithë drejtuesve.
Do të jetë gjithashtu një mundësi e mirë për t’u takuar dhe për të kaluar kohë me Inzaghin, pas përshëndetjes së shkurtër në verë. Madje, do të ketë vend edhe për të përcaktuar manovrat e fundit për obligacionin e ri 400 milionë euro. / h.ll/albeu.com
Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 72 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni deri më 27…
Erjon VishkulliMinistrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë nga Italia, duke bërë me dije se Erjon Vishkulli…
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…
Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...]Read More...
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…