Categories: sport

Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Premier League, mësohet kampioni, dhe top katërshja (FOTO LAJM)

Fituesit aktual të Premier League,Manchester City pritet ta mbrojnë titullin edhe këtë sezon në garën kundër Chelseat dhe Liverpoolit, sipas parashikimeve të një superkompjuteri.

Djelmoshat e Pep Guardiolas do të fitojnë titullin e Premier League për herë të katërt në pesë vjet, me Liverpool, Chelsea dhe Manchester United të ndarë me vetëm dy pikë, duke përbërë pjesën tjetër të katërshes më të mirë.

City hyn në sezonin 2021-22 si favorit i plotë, veçanërisht pasi që një transferim i madh për zëvendësimin e Sergio Agueros duket i pashmangshëm, me Harry Kane, Erling Haaland, Lautaro Martinez dhe Andre Silva të gjithë në listën e ngushtë.

Ekipi i Guardiolas u largua me titullin e sezonit të kaluar pas një fillimi paraprak jo të mirë, por fitoi kampionatin me 12 pikë përpara Unitedit të vendit të dytë.

Man City parashikohet ta mbrojë titullin në Premier League

Në anën tjetër, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer pritet të përfundojë në vendin e katërt në sezonin e ri, sipas parashikimeve të superkompjuterit.

Djajtë e Kuq kohëve të fundit konfirmuan nënshkrimin e sulmuesit Jadon Sancho për 85 milionë euro, por thuhet se ata janë duke ndjekur edhe marrëveshjet për transferimin e Raphael Varane dhe Eduardo Camavinga para fillimit të sezonit.

Por, parashikimet e superkompjuterit të Sporting Index sugjerojnë që Unitedi do të përfundojë pas Liverpoolit dhe Chelseat në përpjekjen e tyre për titull.

Liverpooli i dyti, para Chelsea

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ishte në gjendje të mbronte titullin e Ligës Premier pasi dëmtimet e Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez penguan shanset e tyre, dhe pritet të përfundojnë 11 pikë prapa Cityt në parashikimet e superkompjuterit.

Reds kanë humbur Georginio Wijnaldum këtë verë dhe ende nuk e kanë zëvendësuar holandezin, por Sporting Index beson se ata do të bëjnë aq sa duhet për të çuar Chelsean në vendin e tretë.

Skuadrat e Londrës Veriore, Arsenali dhe Tottenhami janë të prirur të kenë sezone dukshëm më të mira se vitin e kaluar, me Topçinjtë që pritet përfundojnë të pestit, Spurs me dy pikë prapa tyre në vendin e gjashtë.

Nëse parashikimet janë të sakta nga superkompjuteri, Spurs do të përfundojnë mbi Leicester City, klub i cili pritet ta mbyll sezonin e ri në vendin e shtatë, ndërsa Evertoni i teti.

Crystal Palace, Brentford dhe Watford pritet të bien nga kategoria, me dy ekipet e sapo-promovuara që parashikohen të bien drejt e në Championship.

të fundit

Horoskopi 28 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor,…

3 hours ago

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Disa qafa malore zvicerane u mbyllën të shtunën për shkak të reshjeve të borës. Deri në 20 centimetra borë e…

3 hours ago

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”. Policia thotë se ka…

3 hours ago

Marrëveshja ushtarake me Kosovën dhe Kracinë, Rama: Është për mbrojtje, jo për sulm

Kryeministri Edi Rama ka folur për aleancën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ftuar në emisionin “Jehona Politike”…

3 hours ago

NATO i përgjigjet “flakë për flakë” Moskës: Jemi të gatshëm përballë çdo kërcënimi

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se aleanca është gati të përgjigjet ndaj çdo…

4 hours ago

Klima e investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë kryesore paratë e drogës! PPP-të me mungesë të ekspertize

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Në këtë raport, theksohet…

4 hours ago