sport

Superiorja dhe e Para në RTSH, zbulohet akordi për transmetimin

Kampionati i Kategorisë Superiore dhe ai i Kategorisë së Parë, do të shfaqet edhe në ekranin e RTSH në tre edicionet e ardhshme. Ka qenë vetë transmetuesi publik ai i cili ka bërë të ditur akordin që kishte nënshkruar me “Oversport” për të mundësuar transmetimin e vazhdueshëm të ndeshjeve falas për publikun shqiptar.

NJOFTIMI I RTSH

Të lidhura

None found

“Tashmë është zyrtare. RTSH dhe Oversport arrijnë marrëveshjen për transmetimin e një ndeshje në javë të Kategorisë Superiore dhe një ndeshje në javë të Kategorisë së parë të futbollit kombëtar.

Oversport, si kompania që zotëron të drejtat ekskluzive për 3 vitet në vazhdim ka zgjedhur transmetuesin publik për partnerin e saj në transmetimin pa pagesë, duke plotësuar kështu një prej kushteve të kontratës lidhur me FSHF-në. Një ndeshje për çdo javë, të Abissnet Superiore dhe Kategorisë së parë do të vijë në kanalet e platformës së transmetuesit publik RTSH 1 dhe RTSH Sport për sezonet 2022/2023, 2023/2024 dhe 2024/2025. Ky është një lajm i mirë për publikun duke qenë se RTSH mbulon thuajse 96% të territorit dhe tashmë shqiptarët mund të ndjekin çdo javë skuadrat e tyre të preferuara. Kështu, pas 4 vitesh mungesë, RTSH risjell në ekranin “mëmë” kampionatin që është transmetuar qysh në mesin e viteve 80 me një nga ndeshjet më interesante të javës si në kategorinë e më të mirëve, ashtu edhe në Kategorinë e pare, ku ka shumë prej ekipeve që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar.

“Abissnet Superiore” do të gjejë tashmë një trajtim më të zgjeruar në ekranin e gjithë shqiptarëve duke trajtuar jo vetëm ndeshjen direkt, por edhe emisionet pasuese para dhe pas ndeshjeve që do të transmetohen me zërin e protagonistëve të fushës. Ndërkohë, që analizën e zgjeruar për futbollin shqiptar dhe ngjarjet më të rëndësishme të sportit kombëtar do të gjejnë pasqyrimin në emisionin sportiv më jetëgjatë në transmetim, Rubrikën Sportive, çdo ditë të hënë në orën 22.00.

Për javën e dytë të Kategorisë Superiore, RTSH ka përzgjedhur derbin e veriut, mes Vllaznisë dhe Kukësit, që luhet ditën e diel në orën 19.30 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

të fundit

A cough she attributed to COVID led a 34-year-old London woman to a serious diagnosis

Një kollë e fortë dhe vështirësitë në frymëmarrje, që fillimisht mendoi se ishin pasoja të infeksionit me COVID-19, rezultuan shenjat…

9 seconds ago

The US and EU set expectations for Serbia’s new leaders

Departamenti amerikan i Shtetit e përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve serbë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, që rezultoi…

33 seconds ago

Supreme Court sends Veliaj’s appeal in the “Nesti Angoni” case to the Tirana Court

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës për çështjen që lidhet me kryebashkiakun…

1 minute ago

US attacks speedboat suspected of drug trafficking in the eastern Pacific, five killed

Forcat amerikane kanë goditur një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona që…

2 minutes ago

İsmail Kartal largohet nga drejtimi i Fenerbahçes

Trajneri İsmail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk përmes një komunikate zyrtare.Sipas…

2 minutes ago

Izrael: Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare, Netanyahu përballet me sfidën për pushtetin

Izraelitët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të martë, më 27 tetor, në zgjedhjet e para parlamentare që prej…

2 minutes ago