Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmani te Rapidi i Bukureshtit, ka bërë që çmimi i tij të dyfishohet në tregun e futbollit.
Aktualisht, vlera e Rrahmanit në treg është 1.2 milionë euro bazuar në faqen e specializuar “transfermarkt.de”, dyfishi i asaj që Rapidi pagoi për ta transferuar nga kampionët e Ballkanit. Në fillim të muajit gusht, Rrahmani u zyrtarizua te skuadra rumune dhe për më pak se dy muaj, ai ka rritur dukshëm vlerën e tij në treg.
Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim për Rapidin. Në fakt, Rrahmani, aktualisht është njëri prej tre lojtarëve më të shtrenjtë te Rapidi i Bukureshtit.
Listën e kryeson portieri i Rapidit, Horatiu Moldovan. Vlera e Moldovanit është 1.6 milionë euro. Ndërkohë, mbrojtësi i krahut të majtë, Andrei Borza vlen 1.2 milionë euro, sa edhe Rrahmani. Sulmuesi 23-vjeçar ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit 2026, por ditë më parë, ai ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë te skuadra rumune. Ai ka pranuar haptazi se synimi i tij është që të luaj në njërën prej top-ligave të Evropës.
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit. I ftuar në…
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin…
Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzë lidhur me çështjen e hakerimit të SPAK. Në…
Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj…
Aktori i humorit Bes Kallaku ka shpërndarë në rrjete sociale tatuazhin e tij më të ri dhe i dedikohej një…