Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër Espanyolit, në kuadër të javës së 36-të të kampionatit spanjoll.
Heroi i mbrëmjes ishte adoleshenti Lamine Yamal, i cili në minutat e para të pjesës së dytë lëshoi një goditje spektakolare nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës dhe duke vulosur fatin e ndeshjes.
Ky ishte një tjetër moment magjik nga talenti 17-vjeçar, i cili po dëshmon se është e ardhmja e klubit katalanas.
Pavarësisht presionit në pjesën e parë nga Espanyol, që kërcënuan përmes Urko Gonzales dhe Javi Puado, ata nuk arritën të shënonin. Barcelona, ndonëse jo dominuese, tregoi qetësi dhe efikasitet kur iu dha rasti.
Espanyoli mbeti me 10 lojtarë në minutën e 80-të, pasi mbrojtësi Leandro Cabrera u ndëshkua me karton të kuq, duke e bërë edhe më të lehtë menaxhimin e rezultatit për mysafirët.
Fermin Lopez shënoi në kohën shtesë për ta kompletuar fitoren prej 2-0 ndaj rivalit lokal.
Fitorja i siguron Barcelonës 85 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Real Madridi, kur kanë mbetur edhe vetëm dy ndeshje deri në fund.
Kështu, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick rikthen titullin në “Camp Nou”, duke lënë pas një sezon të vështirë dhe plot sfida.
Në mesin e kampionëve këtë sezon shkëlqyen emra si Yamal, Pedri, Robert Lewandowski, Raphinha, Frenkie de Jong, Pau Cubarsi e të tjerë.
Barcelona jo vetëm që siguron trofeun e 28-të në histori të La Ligës, por edhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët: klubi është rikthyer në majë dhe është gati për një cikël të ri suksesi.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit kërkesën për autorizim për heqjen e…
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit si deputete të…
Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kërkesën për autorizimin e Kuvendit për…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…
Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi…