Categories: sport

“Sulmuesi im dhe trajneri im”, Ronaldo me postim emocionues pas shkarkimit të Solskjaer

Manchester United shkarkoi të dielën në mëngjes trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Watford, i cila vinte si rrjedhë e disa rezultateve negative në kohët e fundit.

Norvegjezi humbi besimin dhe mbështetjen e disa lojtarëve të “Djajve të Kuq” në dhomat e zhveshjes, por kishte edhe mbështetës, e një ndër këta të fundit ishte Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë që CR7 ka qenë bashkëlojtar me Solskjaer kur u transferua për herë të parë në “Old Trafford” dhe kur u rikthye pas 12 vitesh e gjeti atë i trajner.

Portugezi pak  minuta më para ka bërë një postim emocionues në “Instagram” për largimin e Ole, ku e vlerëson atë si prefosionist dhe si njeri.

Postimi i plotë:

Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man.Uniteed. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta.

Paç fat shoku im!

Ti e meriton! ?? /albeu.com

të fundit

“ZIEN” BEOGRADI/ Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në heshtje në Beograd të hënën për të përkujtuar vdekjen e 16 personave të vrarë kur…

30 minutes ago

E PLOTË/ RREGULLORJA E RE – Ndalohen celularët në shkollë, ja masat në rast shkeljeje dhe rastet përjashtimor

Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, hyn në fuqi një rregullore e re. Bëhet fjalë…

45 minutes ago

LAMTUMIRË KOLOSI I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE! Ceremoni shtetërore e homazhe publike për Dhimitër Anagnostin

Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë, datë 2 shtator, në Hollin e Teatrit…

1 hour ago

Horoskopi 2 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim…

10 hours ago

Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë…

10 hours ago

Të paktën 31 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, shumica prej viktimave ishin gra dhe fëmijë

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të hënën, më 1 shtator, duke vrarë të paktën 31…

10 hours ago