Mariano Diaz i ka thënë Real Madridit se po kërkon të largohet nga klubi në merkaton e verës.
Pas hezitimit të sulmuesit për t’u larguar nga “Los Blancos” vitin e kaluar, ai më në fund duket i gatshëm për të nisur një aventurë të re pas një rikthimi të pasuksesshëm në klub nga Lyon në 2018.
Në këto katër sezone, Mariano ka luajtur gjithsej 59 ndeshje, duke shënuar shtatë gola. Rëndësia e tij në skuadër nuk ka qenë ajo që pritej kur u kthye për 21 milionë euro.
As dëmtimet e tij të vazhdueshme nuk e kanë ndihmuar, por, pavarësisht se rrallë hynte në skuadër, ai gjithmonë kishte preferuar të qëndronte në Real Madrid, pavarësisht se kishte oferta.
Real Madrid madje kërkoi një lëvizje te Rayo Vallecano me një pagë më të lartë se sa merrte, por lojtari preferoi të qëndronte në Estadio Santiago Bernabeu.
Një sezon më pas dhe, duke parë sa pak shanse iu dha nga Carlo Ancelotti, ai tani po kërkon në mënyrë aktive një rrugëdalje përpara përfundimit të kontratës së tij që skadon në 2023./ h.ll/albeu.com
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.…
Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë…
Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare…
Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj…