Një tifoz që goditi futbollistët e Real Madridit gjatë përballjes së xhiros së 10-të të La Ligës me Barcelonën është identifikuar nga policia katalanase. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të madrilenëve.
Mediumi spanjoll AS raporton se personi përgjegjës për goditjen e mesfushorit Eduardo Camavinga është lokalizuar me ndihmën e Barcelonës. Ndaj tij ka nisur procedurë ligjore në bazë të Ligjit për Sportin.
None found
Ngjarja u regjistrua pas golit që i siguroi fitoren Real Madridit. Lojtarët madrilenë, së bashku me disa futbollistë që ishin në stol, iu afruan tribunës së tifozëve vendas në ‘Camp Nou’ për të festuar.
Gjatë festimit, nga tribuna drejt tyre u hodhën objekte të ndryshme. Camavinga, që ndodhej më pranë tifozëve, u godit disa herë me shkopinj flamujsh nga mbështetësit e Barcelonës.
Pas incidentit, La Liga i është drejtuar zyrtarisht komitetit disiplinor me një ankesë, duke kërkuar që rasti të shqyrtohet sipas rregulloreve në fuqi.
Tifozi mund të dënohet me gjobë deri në 60 mijë euro. Krahas masës financiare, ai rrezikon edhe ndalimin për të marrë pjesë në aktivitete sportive për një periudhë nga dy deri në pesë vjet.
Rasti ndodhi në një prej episodeve më të tensionuara të El Clasicos së fundit, ku festimi i Real Madridit pas golit vendimtar shkaktoi reagime të dhunshme nga një pjesë e tifozëve vendas.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…
Rasti i Arlinda Zekajt solli sot tri zhvillime të reja. Në qendër të tyre mbetet pyetja e përgjegjësisë politike. Kuvendi…
Dean KlafuriçBarazimi nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit të Tiranës në derbin ndaj Dinamos, që përfundoi 1 -…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…