Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, do të përballet më 21 dhjetor me gjykatën penale në Madrid. Futbollisti akuzohet për neglizhencë lidhur me një sulm të rëndë të qenve të tij, gjatë të cilit u plagos një i mitur 17-vjeçar.
None found
Për lojtarin francez, prokuroria ka kërkuar një gjobë prej 1,200 eurosh, si edhe pagesën e 5,700 eurove si dëmshpërblim për të dëmtuarit.
Çështja lidhet me ngjarjen e 4 janarit 2023 në Alcobendas. Atë ditë, katër qentë e Mendy u larguan nga prona e tij përmes portës, e cila nuk ishte mbyllur siç duhej.
Një nga qentë iu drejtua një gruaje që kishte dalë për të shëtitur qenin e saj. Sulmi ndaj kafshës ishte aq i rëndë, sa veterinerëve iu desh ta eutanizonin.
Një 17-vjeçar, i cili ndodhej aty duke shëtitur qenin e vet, pa çfarë po ndodhte dhe u përpoq t’i vinte në ndihmë gruas. Gjatë ndërhyrjes, qeni sulmoi edhe atë.
Nga kafshimi i fortë në këmbën e majtë, i mituri mori katër plagë, disa me diametër deri në dy centimetra. Për shkak të dëmtimeve, ai u operua dhe shërimi i tij zgjati 30 ditë.
Ndërhyrje kirurgjikale urgjente iu desh edhe qenit të 17-vjeçarit. Ai kishte marrë kafshime në qafë e gjoks dhe kishte humbur një dhëmb.
Sipas prokurorisë, Mendy nuk ushtroi kujdesin e kërkuar dhe nuk ndërmori masat e nevojshme për t’u siguruar që porta të mbyllej mirë pas hyrjes së automjetit në pronë. Mbi këtë pretendim mbështetet akuza për neglizhencë ndaj tij.
Gazeta spanjolle Sport, duke iu referuar vendimit procedural të 1 tetorit, raporton se seanca do të zhvillohet në gjykatën e Madridit, në rrugën Julian Camarillo. Për të marrë pjesë në gjyq janë thirrur Mendy, viktimat, dëshmitarët dhe ekspertët, ndërsa gjatë dëshmisë futbollisti do të ketë ndihmën e një përkthyesi të frëngjishtes.
Një moment i pazakontë ndodhi pas ndeshjes së Ligës së Evropës mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias, kur konferenca për…
Eurodeputetja gjermane Anna Strolenberg ka reaguar ashpër për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e…
Një moment i pazakontë është regjistruar pak më parë para Kryeministrisë. Ndërkohë që efektivët e policisë janë vendosur në gardh…
Protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë përfunduar në përplasje të dhunshme për të tretën ditë radhazi, ndërsa pakënaqësia e studentëve…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë,…
Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Nga…