Categories: sport

Sulm me armë dhe homofobi, Neymar në hetim për akuza të rënda në Brazil

Agripino Magalhães, zyrtar i shtetit në Brazil dhe aktivistit shtetëror LGBTI+ ka ngritur një padi ndaj Neymar, në të cilën ai pretendon për gjeste homofobike dhe kryerjen e një sulmi të armatosur ndaj tij nga ana e Neymar.

Lajmin e bujshëm e bëjnë të ditur mediet braziliane, që konfirmojnë se hetimet kanë nisur prej kohësh. Magalhães gjithashtu ka akuzuar avokatin e sulmuesit, Davi de Paiva Costa Tangerina për kërcënime me vdekje.

Ai në gjykatë është shprehur se ka frikë nga kërcënimet ndaj tij dhe ndërron vazhdimisht vendndodhje dhe nuk mund të stabilizohet në një punë për shkak se mund ta gjejnë dhe t’i rrezikojnë jetën.

Magalhães kërkon një dëmshpërblim prej rreh 1 milioni eurosh për nga Neymar për gjithë shqetësimet psikologjike dhe jo vetëm që pretendon t’i jenë shkaktuar nga ylli i PSG. Kjo çështje qe mbyllur nga gjykata në mënyrë të paligjshme.

Avokati i Neymar rezultoi të ishte mik i ngushtë me prokurorin e çështjes dhe ky i fundit nuk kishte pretenca për çështjen. Megjithatë, gjykata ka dalë me një tjetër vendim, duke emëruar një prokuror të ri dhe rinisur hetimet për akuzat ndaj Neymar.

të fundit

Horoskopi 23 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët…

3 hours ago

Temperaturat kaluan 43 gradë celsius, gjashtë persona humbin jetën nga vala e të nxehtit që goditi pjesën jugore të Italisë

Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të…

4 hours ago

Aksident në Fushë-Arrëz, automjeti del nga rruga dhe përplas 3 gra para një lokali, dërgohen në spitalin e Pukës

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Mësohet se një makinë pasi ka humbur kontrollin është…

4 hours ago

Plagosje me thikë në Vlorë, dërgohet në spital një 27-vjeçar

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili dhe i…

4 hours ago

Krimet ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku…

5 hours ago

Gjoni ‘masakron’ Lapajn dhe Shabanin: T’ju jap një lëpirëse të dyve! Përdhosën e pështynë mandatin

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet"…

5 hours ago