Categories: sport

Sukseset në Europë, Shakohoxha dhe sezoni i ri! Duka: Nuk besoj se e nisim me bojkot

Presidenti I FSHF-së, Armand Duka, ka qenë sot spektator në “Loro Boriçi” në ndeshjen mes Vllaznisë dhe AEL.

Ai ka pranuar se ka shkuar atje si tifoz i kuqebluve, ndërsa ka theksuar para gazetarëve se paraqitje të tilla ishin tregues të hapave para të futbollit shqiptar.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për kërkesat e klubeve ndaj qeverisë, sezonin e ri e paksa edhe për kandidimin e Dritan Shakohoxhës për president të FSHF-së.

PARAQITJA E VLLAZNISË – “Vllaznia mund të them se ka bërë një edicion të mirë, shumë të mirë në kampionatin shqiptar, ka bërë paraqitje shumë të mirë në Kupat e Europës. Në turin e parë, pasi përmbysi atë rezultat ndaj Shirokit. Por hap pas hapi niveli vështirësohet, kjo ishte skuadër e nivelit më të lart. Por nuk mund të them se ishte Superiore ndaj Vllaznisë në të dy ndeshjet, mendoj se fati i ndihmoi më shumë ata. U bë shtyllë, në një rast u mendua se topi kaloi vijën. Me pak fat mund të ishte ndryshe e mund të luhej për shtesë. Por mund të them se kishte nota pozitive për Vllazninë, skuadrën stafin, gjithçka”.

EKIPET SHQIPTARE NË EUROPË – “Do të donim të katër skuadrat të vazhdonin dhe të shihnim futboll ndërkombëtar deri për Vitin e Ri, të ishin në grupe. Por paraqitja është e pëlqyeshme, Laçi e Teuta vazhdojnë, uroj të na çojnë sa më gjatë dhe të shohim sa më shumë ndeshje ndërkombëtare me klube. Niveli i kundërshtarëve vështirësohet dhe ata i presin rivalë edhe më të vështirë. Krajova ishte e fortë që nuk mendohej se Laçi do të ishte favorit e kalonte, por falë organizimit, skuadrës, trajneri, e kaluan. Nëse do të bëja përmbledhje do i vendosja nota pozitive Europës”.

TIFOZ ME VLLAZNINË – “Gjithmonë kam qenë tifoz i Vllaznisë. Para se të isha president i FSHF dhe tani jam tifoz i Vllaznisë”.

RRITJA E NIVELIT TË KLUBEVE SHQIPTARE – “Nëse çdo vit bëjmë nga një centimetër apo hap para është mirë. Mendoj se kampionati shqiptar i ka bërë hapat para dhe këtë e tregon paraqitja në kompeticione ndërkombëtare, nuk jemi inferiore. Nëse do të ishim para disa vitesh, me një ekip qipriot nuk do të kishim një rivalitet të tillë. Kampionati ka bërë hapa para e shpresojmë më shumë. Kthimi i Dinamos ka shtuar konkurrencën, derbit, ndaj uroj të ketë një kampionat më të bukur vitin e ardhshëm”.

KANDIDIMI I SHAKOHOXHËS – “Është shpejt për këtë punë, duhet të flasim tani për futbollin”

KËRKESAT E KLUBEVE – “Nuk janë harruar, por zhvillimet politike kanë qenë të tilla, kanë qenë zgjedhjet, kanë pushimet e verës, ndoshta nuk janë kthyer ende në punë. Por në të gjitha mënyrat ne do të kërkojmë që ligjet në Shqipëri të bëhen që të krijojnë kushte për zhvillimin e futbollit që sporti në përgjithësi të mos vuajë e të jetë informal, por të jetë i formalizuar e të kthehet në industri e degë e rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

A DO FILLOJË KAMPIONATI ME BOJKOT – “Nuk besoj se nuk kemi vendim për bojkot deri tani. Nuk është bojkoti gjëja më e mirë, të presim fillimin e sezonit, diskutimet. Të presim”.

Tags: Dukasport

të fundit

Horoskopi 7 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni…

5 hours ago

Kryeministri i Bavarisë: Skeptik për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë

Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së…

5 hours ago

SHBA lëshon urdhrin për tarifat doganore me Evropën, Komisioneri i Tregtisë i BE: Përfitime të qëndrueshme për të dyja palët

Në zbatim të Deklaratës së Përbashkët me BE-në, SHBA-të kanë lëshuar një një urdhër ekzekutiv mbi marrëdhëniet tregtare dhe tarifat…

6 hours ago

U puthën në ambientet e xhamisë, arrestohet çifti, turistët nga Rusia rrezikojnë dënimin me burg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll, ku një çift turistësh nga Rusia janë arrestuar nga autoritetet turke pasi…

6 hours ago

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në Tiranë

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve, disa persona janë…

6 hours ago

Arbana apo Ledioni? Ja si u përgjigj Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, ka ndarë disa nga përvojat e tij në…

7 hours ago