Në orën 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e raundit të eliminatoreve të Euro 2020, ku Suedia dhe Ukraina do të takohen në stadiumin “Hampden Park” të Glasgou të Skocisë.
Suedia siguroi kualifikimin në fazën eliminatore, ku u rendit e para në Grupin E, krahas Ukrainës që në Grupin C u rendit e treta.
Në pesë paraqitje mes vete sa kanë Suedia dhe Ukraina, dy fitore ka regjistruar kjo e fundit, kurse një Suedia, ndërsa dy herë kanë ndarë pikët e barabarta .
Suedia pritet që të ketë të gjithë lojtarët e grumbulluar të gatshëm për këtë ndeshje, kurse tek Ukraina mungesa e vetme do të jetë sulmuesi 24 vjeçar Oleksandr Zubkov.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; S. Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Quaison, Isak.
Ukraina (4-3-3): Bushchan; Karavaev, Matviyenko, Zabarnyi, Mykolenko; Malinovskyi, Sydorchuk, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Tsyhankov.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës…
Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës,…
Diella e cila u emërua nga Kryeministri si ministre e ngarkuar me prokurimin publik në prezantimin e qeverisë "Rama 4"…
Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg…