sport

Suarez zbulon prapaskenat e kalimit tek Inter Miami dhe faktorët qe e shtynë të marrë këtë vendim

Luis Suarez është bërë lojtari i fundit që ka luajtur për Barcelonën dhe është bërë pjesë e Inter Miamit dhe ai ka treguar faktorët që e shtynë të marrë këtë vendim.

Suarez u ribashkua me ish-bashkëlojtarët e tij tek Barcelona, Lionel Messi, Jordi Alba dhe Sergio Busquets tek klubi me bazë në qytetin e Floridas.

Teksa tha se ribashkimi me shokët e tij ishtë një ndër faktorët që e shtyu të marrë këtë vendim, ai ka thënë se kalimi i tij në Amerikë ka ndodhur për shkak të mikut të tij të ngushtë Nicolas Lodeiro, i cili luan në radhët e Seattle Sounders.

Ai gjithashtu ka shtuar se fakti që turneu i Copa Americas do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një tjetër arsye e fortë për vendimin e tij, pasi që ai do të ambientohej me kushtet atje para turneut të fundit me Uruguain.

“Të vij dhe të ndihmojë një ekip që ka lojtarë që i njohin të gjithë, të mundohem të fitojë trofe dhe të tregoj profesionalizëm, kjo është e tëra që unë dua dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Suarez.

“Messi ka folur gjëra të mira për Inter Miamin dhe për ligën në përgjithësi. Ishte shumë mirë për mua kur dëgjova fjalët që ai mi tha”.

Në fund ai tregoi se si fakti që Copa America do të mbahet në Amerikë, pati një ndikim të madh në vendimin e tij.

“Ju duhet të pajtoheni me rolin që keni për të luajtur dhe të vini në Shtetet e Bashkuara, duke e ditur se Copa America do të luhet këtë vit, është një plus shtesë. Të ndihmon të adaptohesh, duke e ditur se do të jetë nxehtë, është e rëndësishme të njohësh vendin”, përfundoi Suarez./Telegrafi/

të fundit

Debate në seancën paraprake të Veliajt/ Avokatja kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj! Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit

Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,  është shoqëruar me debate.…

11 minutes ago

Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me…

29 minutes ago

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë/ Zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria…

58 minutes ago

BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po…

1 hour ago

I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin…

1 hour ago

Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…

2 hours ago