Tomas Strakosha shkëlqeu në ndeshjen e fundit me Brentfordit. Pas një sezoni të kaluar në stol, portieri shqiptar mori më në fund hapësirën e tij dhe e shfrytëzoi më së miri. Pas kësaj paraqitjeje pozitive, Strakosha ua ka bërë të qartë drejtuesëve të Brentfordit se dëshiron të luajë në pjesën e mbetur të sezonit. Në një prononcim për Alessandro Schiavone-n, 28-vjeçari u shpreh se nuk do të kishte qendruar te skuadra angleze nëse e dinte se do të qendronte në stol. Strakosha ka përpara Europanin me Shqipërinë dhe i nevojiten me patjetër minutat.
“Në kokën time e di se sa i mirë jam. Jam i fortë dhe e di se çfarë kam arritur në karrierën time. Tani duhet të rizbuloj ritmin tim dhe të gjej dikë që beson te unë. Brentfordi? Nuk do të kisha ardhur nëse do e dija që do të ishte numri 2. Kisha pritshmëri të tjera për këtë sezon. E ardhmja? Duhet të gjejmë një zgjidhje. Është Europiani në qershor dhe duhet të luaj”, ka thënë Tomas Strakosha. /Sport Ekspres/
Vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për ta shpallur Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik, ushtrinë ideologjike të Republikës…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar…
Duket se thuajse të gjthë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë kthyer kundër…
Rusia goditi sërish Ukrainën me anë të një sulmi me dron. Në këtë sulm u vranë tre persona dhe u…
Emrat e dy prezantuesve të Eurovision 2026 janë njoftuar zyrtarisht nga transmetuesi publik i Austrisë. Konkursi i madh muzikor do…
Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë…