Stefano Pioli është shfaqur si një kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Napolit në rast se largohet nga Milani në verë, sipas raportimeve të fundit.
Napoli tash e sa kohë është vënë në kërkim të një trajneri të ri për një periudhë afatgjatëm ndërsa humbja ndaj Empolit të shtunën, ia ka konfirmuar presidentit De Laurentiis se Francesco Calzona nuk është i duhuri për këtë pozitë.
Në javët e fundit, disa trajnerë janë shfaqur si kandidatë të mundshëm për Napolin, duke përfshirë Antonio Conten, Gian Piero Gasperinin dhe Vincenzo Italianon.
Siç u raportua nga Calciomercato, De Laurentiis po mban një sy afër tek situata e Piolit me Milanin, dhe do të ishte i interesuar që ta emëronte teknikun italian në krye të Napolit.
58-vjeçari plotëson të gjitha kushtet që po i kërkon Napoli, dhe tashmë mund të konsiderohet si favoriti kryesor për t’u ulur në stolin e tyre, para emrave si Gasperini dhe Italiani, teksa ky i fundit mund të përfundojë tek Bologna nëse Thiago Motta shkon tek Juventusi.
Pioli ka një përvojë të konsiderueshme në Serie A pasi më herët ka drejtuar skuadra si Fiorentina, Interi, Lazio, Bologna etj. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…