Categories: sport

Statovci paralajmëron zbulime pas largimit nga Lepenci: E vërteta do të dalë shumë shpejt

Një zhvillim i papritur ka tronditur skuadrën e Lepencit të Kaçanikut, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës. Pas barazimit në takimin e fundit, drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për të ndërprerë marrëdhënien me trajnerin Faruk Statovci dhe bashkëpunëtorët e tij.

Të lidhura

None found

Lepenci kryesonte 2-0 në përfundim të pjesës së parë kundër Besës së Pejës, por ndeshja u mbyll në barazim 2-2, një rezultat që mesa duket përshpejtoi vendimin e kryesisë.

Ndarja u bë e ditur përmes një komunikate zyrtare, në të cilën klubi shprehu mirënjohjen për kontributin e trajnerit gjatë kohës që qëndroi në krye të ekipit.

“Pas mbledhjes së kryesisë dhe analizës së rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lepenci i uroi gjithashtu Statovcit dhe ekipit të tij shëndet dhe suksese në rrugëtimin e mëtejshëm profesional.

Nga ana tjetër, trajneri Statovci ka folur për Telegrafin, duke sqaruar se që nga biseda e parë drejtuesit e klubit kishin dijeni për angazhimin e tij me Kombëtaren U15 të Kosovës dhe se gjatë muajit tetor do të mungonte për një javë për shkak të grumbullimit me ekipin përfaqësues.

Statovci ndodhet aktualisht në Bullgari me Kosovën U15 dhe ka theksuar se mungesa e tij ishte njoftuar paraprakisht dhe ishte pranuar nga drejtuesit e Lepencit.

“Unë jam në Bullgari me ekipin kombëtar U15, nuk kam qenë as në ndeshje. Këtë gjë e kanë ditur që nga dita e parë kur kemi biseduar. Që në takimin e parë ua kam treguar se në muajin tetor mund të jem një javë me kombëtaren. Ata më kanë thënë se nuk ka asnjë problem. Por, nejse…”, u shpreh Statovci për Telegrafin.

Trajneri ka lënë të nënkuptohet se arsyet e ndarjes shkojnë përtej rezultateve në fushë, duke paralajmëruar se së shpejti do të japë një pasqyrë më të plotë të vështirësive me të cilat është ndeshur gjatë periudhës te Lepenci.

“Besoj se ka ardhur koha të mos paraqitem gjithmonë si viktimë, trajneri. Nuk do të hesht për asgjë, përfshirë të gjitha problemet që kemi pasur gjatë kësaj rruge. Shumë shpejt do ta merrni vesh të vërtetën”, shtoi ai.

Statovci e drejtoi Lepencin në 10 ndeshje, duke arritur një fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Mbetet për t’u parë nëse trajneri do t’i bëjë publike detajet e paralajmëruara dhe si do të reagojë klubi ndaj deklaratave të tij.

të fundit

European Parliament rapporteur for Albania reacts after protests in Tirana: Violence is never the solution; an immediate halt to the escalation is needed

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të…

8 minutes ago

Çun Lajçi supports protesters in Tirana: Leave, Ed, you have no other way out, my heart aches when I see young people covered in blood

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka reaguar për protestat që prej pesë ditësh kanë “ndezur” Tiranën, në vijim…

8 minutes ago

Haziri opposes holding Serbian elections in Kosovo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e…

9 minutes ago

Eight-year-old struck by vehicle in Shtip; driver leaves the scene

Një fëmijë tetëvjeçar është goditur nga një makinë në një vendkalim për këmbësorë përpara Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në Shtip,…

12 minutes ago

Ahmeti condemns protests in Tirana: “They have fallen into the enemies of the nation’s trap

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kritikuar protestat në Shqipëri, duke thënë se ato po dëmtonin ekonominë dhe krijonin pasiguri…

12 minutes ago

Ferrari F50 me vetëm 170 kilometra në bord pritet të arrijë mbi 20 milionë dollarë në ankand

Një Ferrari F50 e vitit 1997, e cila ka përshkuar vetëm 170 kilometra, pritet të shitet për më shumë se…

13 minutes ago