Ndeshja me e madhe në historinë e futbollit shqiptar do të luhet ditën e premte duke nisur që nga ora 19:00. Në “Air Albania” është rezervuar të zhvillohet një nga sfidat më të luftuar mes dy skuadrave të kryeqytetit. Ashtu siç jemi mësuar tashmë në vitet e fundit rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit ka dhuruar spektakël në fushën e lojës dhe jashtë saj.
Të gjithë tifozët vëmendjen e këto ditë e kanë pikërisht te derbi i kryeqytetit, sfidë që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti. Pikërisht kjo sfidë flet edhe në lupën e statistikave.
Në këtë sezon demat vijnë si forcë e dytë e kampionatit me 27 pikë, teksa kanë arritur të korrin 9fitore, 10 barazime dhe 4 humbje. Ndërsa kanë një golavarazh 30 gola të shënuar kundrejt 22 të pësuar.
Ndërkohë nga ana tjetër bardheblutë kanë 3 pikë më pak, 34. Ia kanë dalë të sigurojnë 9 fitore, kanë 7 barazime dhe 7 humbje. Golavazh 41-35.
Po çfarë thonë statistikat e 10 viteve të fundit të përballjeve mes tyre? Demat janë në vendin e parë. Në 37 përballje mes tyre, Partizani ka fituar plot 16 sfida, kanë barazuar në 14 prej tyre, ndërsa 7 takime kanë shkuar në favorin e Tiranës.
Një bilanc dukshëm pozitiv për demat, të cilët do të synojnë që të thellojnë akoma më shumë statistikat mes tyre, teksa në lojë këtë herë është vendi i dytë në klasifikim.
Vlen të theksohet se derbi i fundit mes Tiranës dhe Partizanit u mbull në barazim 1-1, teksa derbi i parë i këtij sezoni ka shkuar në favorin e të kuqve me shifrat 2-1. /newsport.al/
Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.…
Kapiteni i Marokut, Ashraf Hakimi ka shpërthyer në lot pasi mposhtën Nigerinë për të shkuar në finalen e Kupës së…
Hofenhejmi i dy shqiptarëve të Kosovës, Avdullahu dhe Fisnik Aslllani, zhvilloi një pjesë të parë spektakolare, teksa mposhti Borusia Mynshengladbah,…
Kryeministri i vendit Edi Rama, e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një…
Ndodh e paimagjinueshmja në Kupën e Mbretit, Real Madridi u mund 3-2 në fushën e Albacete dhe u eliminua nga…
Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela, janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri…