sport

Statistikat mbresëlënëse të Garnachos dëshmojnë se ai po zhvillohet më shpejt se Ronaldo

Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho, ka një detyrë të vështirë para vetes teksa pritshmëritë janë që ai të jetë fytyra kryesore në një të ardhme të afërt për klubin dhe kombëtaren.

Reprezentuesi argjentinas mund të ketë nevojë për dekada për të barazuar Lionel Messin, por paralelet e tij me kohën e Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’ nuk janë aq të largëta.

Adoleshenti Garnacho është vetëm njëri nga gjërat e pakta pozitive të United në një sezon tejet dëshpërues për ‘Djajtë e Kuq’.

Në mënyrë më të përshtatshme, Garnacho pritet të thyejë e rekordin e Ronaldos (73) për më së shumti paraqitje për United si adoleshent, kur ata do të përballen me Liverpoolin të dielën.

Shënimi i golit gjithmonë është konsideruar si një dobësi e Garnachos, por në fakt ai ka shënuar më shumë gola se sa Ronaldo ka bërë deri në këtë pikë të sezonit gjatë asaj kohe.

Në 39 ndeshje si startues, Garnacho ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë, në krahasim me dhjetë golat e shënuar nga Ronaldo dhe dhjetë asistimet në 51 ndeshje të luajtura para moshës 20-vjeçare.

Ka edhe më shumë statistika që sugjerojnë se Garnacho po zhvillohet shumë më shpejt se sa Ronaldo kishte bërë kur ishte fëmijë.

Ronaldo nuk ka startuar asnjëherë në më shumë se tetë ndeshje radhazi për ‘Djajtë e Kuq’ në vitet e tij të adoleshencës, ndërsa Garnacho është emëruar në formacionin startues në 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. /Telegrafi/

të fundit

Tragjedia me 16 viktima në Lisbonë, zbardhet shkaku që çoi në aksidentin fatal të tramvajit

Zyrtarët portugezë kanë konfirmuar se këputja e kabllos lidhëse mes dy vagonëve, ishte shkaku kryesor i aksidentit tragjik të tramvajit…

24 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.2…

31 minutes ago

Parashikimi i motit 7 Shtator 2025, temperatura deri në 36°C

Ditën e sotme në vendin tonë, vlerat e larta Barike pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave.…

42 minutes ago

Horoskopi 7 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni…

8 hours ago

Kryeministri i Bavarisë: Skeptik për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë

Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së…

8 hours ago

SHBA lëshon urdhrin për tarifat doganore me Evropën, Komisioneri i Tregtisë i BE: Përfitime të qëndrueshme për të dyja palët

Në zbatim të Deklaratës së Përbashkët me BE-në, SHBA-të kanë lëshuar një një urdhër ekzekutiv mbi marrëdhëniet tregtare dhe tarifat…

9 hours ago