Me fitore ndaj Zvicrës, Italia ka quar në 58 numrin e ndeshjeve garuese pa humbje, të luajtura në territorin e Italisë. Humbjen e fundit e ka pësuar në shtator 1999 nga Danimarka në kualifikimet për Evropian. Në këtë seri ka 45 fitore e 13 barazime.
Italianët janë pa humbje në 29 ndeshje në të gjitha garat.
Kanë shënuar 24 fitore e pesë barazime, raporton BBC. Humbjen e fundit në ndeshje garuese e ka nga Portugalia në Ligën e Kombeve në vitin 2018. Vetëm një herë në histori, Italia ka pasur seri më të gjatë pa humbje. Kishte 30 ndeshje prej nëntorit të vitit 1935 e deri në korrik të vitit 1939.
Italia ka mbajtur portën të paprekur në dhjetë ndeshjet e fundit. Tashmë kanë kaluar 965 minuta prej se Italia ka pranuar gol. Donny van de Beek kishte shënuar ndaj Italisë për Holandën në tetor të vitit të kaluar. Italia për herë të fundit nuk ka pranuar gol në dhjetë ndeshje në periudhën nëntor 1989 – qershor 1990.
Prokuroria e Posaçme, ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj Benet Becit, kryetar i Bashkisë së Shkodrës.…
Turqia dhe Britania kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për t’i lejuar Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter…
Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes…
Vendi ynë, po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit…
Kleana Xhuveli, kandidate në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, njoftoi se do të ushtrojë mandatin e deputetes,…
Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik gjatë natës në një nga diskotekat e njohura të…