sport

STATISTIKAT/ Bajerni favorit, por Interi di si t’i tregojë derën

Ja ku jemi në fazën vendimtare të Ligës së Kampioneve. Bajerni dhe Interi do të sfidohen në “Allianz Arena” për një sfidë të jashtëzakonshme dhe me shumë kujtime të bukura. Do të jetë e dhjeta mes tyre, çka e ngre në piedestal sfidën italo-gjermane.

– Kjo do të jetë përballja e 10- të ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Interit në kompeticionet evropiane, me skuadrën gjermane që ka fituar pesë nga nëntë të mëparshmet (B1, H3), përfshirë më të fundit në Ligën e Kampionëve s (sukses 2-0 në secilën prej ndeshjeve në fazën e grupeve 2022/23).

Të lidhura

None found

– Interi ka humbur katër nga 7 ndeshjet e tij kundër bavarezëve në Ligën e Kampioneve (F2, B1), megjithëse eliminoi skuadrën gjermane në dy rastet në të cilat u ndesh në fazën eliminatore të turneut: 2-0 në finalen e edicionit 2009/10 dhe kualifikim falë golave në transfertë në turin e 1/8-ave të turneut (2013-13-10). pikë).

– Vetëm Real Madrid (shtatë) e ka eliminuar Bajernin e Mynihut në raundet më eleminim të Ligës së Kampioneve më shpesh se sa zikaltrit (dy herë); Ajo italiane është një nga 5 skuadrat që kanë pasur sukses më shumë se një herë (Barcelona, Çelsi dhe Milan, gjithashtu kanë dy).

– Ekipi i Vinsent Kompani ka mbetur i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampioneve (17 fitore, 5 barazime). Humbja e fundit e bavarezëve në shtëpi daton në prill të vitit 2021, kundër PSG-së (3-2 në çerekfinalen e parë).

– Ndër klubet që kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në një edicion të vetëm të Kupës së Kampioneve/ Champions, përqindja e portave të paprekura nga ana e Interit (80%) këtë sezon, është më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip në një edicion të vetëm të turneut (tetë ndeshja pa pësuar nga 10 për kampionët e Italisë në fuqi).

– Bajerni i Mynihut ka regjistruar nivelin më të lartë të presionit në 1/3-tën e fundit të fushës për ndeshje në këtë edicion të Champions-it (121.8). Në fakt, mesatarja e gjermanëve prej 12.8 rikuperime sulmuese për ndeshje, këtë sezon është më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip që nga ajo e vetë Bajernit në edicionin 2021/22 (13.2).

– Herri Kejn është përfshirë drejtpërdrejt në 50 gola në 55 paraqitje në Champions (39 gola, 11 asistime), duke përfshirë 12 gola në 11 ndeshje në këtë edicion. Vetëm Robert Levandovski ka qenë i përfshirë në më shumë gola në një sezon të vetëm në turneun për Bajernin e Mynihut (20 në 2019/20, 16 në 2021/22).

– Lautaro Martinez ka shënuar 6 herë në nëntë paraqitje në këtë Ligë të Kampioneve; lojtari i fundit që ka shënuar më shumë në një edicion të vetëm të turneut ishte Samuel Eto në 2010/11 (tetë), goli i fundit i të cilit i atij sezoni erdhi pikërisht kundër ekipit bavarez në turin e 1/8-tave.

– Joshua Kimish ka kryer 1015 pasime në këtë Champions; një rekord në një edicion të vetëm të turneut që nga viti 2013/14 (1080, Toni Kros dhe 1020, Ksavi në atë rast). Në të njëjtën kohë, mesfushori aktual i Bajernit është ai që ka krijuar më shumë raste për shokët e skuadrës (35) dhe ka bërë më shumë pasime vertikale për të kapërcyer presionin e kundërshtarit (201) në këtë turne.

– Në tri edicionet e fundit të Champions-it (që nga viti 2022/23), Ashraf Hakimi (tetë) është i vetmi mbrojtës anësor që ka dhënë më shumë asistime se Federico Dimarko i Interit (gjashtë). Të gjashtë pasimet për gol ishin për lojtarë të ndryshëm (Xheko, Çalhanoglu, Mkhitarian, Korrea, Martinez, Turam). /GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Tags: inter

të fundit

Zyrtarizohet huazimi i Omari Hutchinson te Milani, marrëveshja deri në 44 milionë euro

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Omari Hutchinsonit nga Nottingham Forest. Sulmuesi anësor nga Xhamajka i është bashkuar kuqezinjve në formë…

2 minutes ago

Gjorgievski: Ribalancimi i ri i buxhetit rrit investimet kapitale në Shkup

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski njfoton se është votuar ribalancimi i ri i buxhetit të Qytetit të Shkupit.Siç…

3 minutes ago

Ilir Kulla: Serbia ka interes të nxisë përçarje fetare mes shqiptarëve

Drejtori i “Global Crisis Group”, Ilir Kulla, ka deklaruar se besimi fetar dhe atdheu janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën,…

4 minutes ago

Alban Xhaferi reagon pas videos së goditjes ndaj asistentit: Kërkoj falje publike arbitrit dhe familjes së tij

Alban Xhaferi i tërbuar drejt tunelit në ndeshjen Elbasani - Vllaznia Vetëm pak orë më parë, u publikuan pamjet e…

9 minutes ago

Përplasje e re SHBA-Iran në Hormuz, nafta rritet me afro 3% pas shkëmbimit të sulmeve

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ushtarake për herë të parë në më shumë se një muaj, në një përshkallëzim…

9 minutes ago

Shpërthim tragjik në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, 11 të vdekur, përfshirë 8 fëmijë

Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, humbwn jetwn në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, tha policia.…

10 minutes ago