Categories: sport

Starti premtues i Bylisit, Rustemi: Përgjegjësi e madhe, por privilegj; synimi – ekip konkurrues

Bylisi ka hyrë në një kapitull të ri pas rënies nga “Abissnet Superiore”, duke i besuar drejtimin teknik Arlind Rustemit. Skuadra ballshiote e nisi me këmbë të mbarë fazën përgatitore, teksa mposhti 4-1 Apoloninë në një miqësore.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri 40-vjeçar e pranoi peshën e detyrës, por njëkohësisht e cilësoi një privilegj të jashtëzakonshëm. Rustemi u shpreh se vjen me shumë motivim dhe besim për të formuar një skuadër që konkurron denjësisht, me një identitet loje të qartë, disiplinë dhe mendësi fituese. “Ambicia jonë është të krijojmë një ekip që lufton çdo ndeshje dhe përmirësohet pa pushim. Nuk duam t’i vëmë vetes kufij, por të punojmë përditë për të përmbushur objektivat e klubit,” theksoi ai. Sipas tij, kampionati pritet të jetë mjaft i fortë dhe i baraspeshuar, me skuadra të mirëorganizuara dhe cilësore, ndaj çdo takim do të kërkojë përqendrim maksimal.

Të lidhura

None found

Tekniku shtoi se respektojnë çdo kundërshtar, ndërsa fokusi kryesor mbetet puna e përditshme, zhvillimi i grupit dhe ndërtimi i një fryme fituese. Ai shprehu bindjen se, me përkushtim dhe bashkëpunim, mund të realizojnë një sezon të suksesshëm, i cili do ta bëjë krenar klubin dhe tifozët. “E marr këtë sfidë me përgjegjësi dhe entuziazëm të lartë. Gara do të jetë e vështirë, por unë besoj që me punë, disiplinë dhe përkushtim mund të jemi protagonistë,” përfundoi Rustemi.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

5 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

5 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

5 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

5 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

6 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

6 hours ago