Pas muajsh të tërë larg skuadrës, presidenti i Interit, Stiven Zhang pritet të mbërrijë në Milano këtë javë, ku e presin shumë punë për të bërë dhe natyrisht shumë pikëpyetje për t’u zgjidhur sa i përket vazhdimësisë.
Grupi kinez Suning provoi të shesë aksionet e klubit zikaltër, por negociatat nuk shkuan si duhet dhe tani duket se ka ndryshuar plan, duke kërkuar një hua për të shlyer detyrimet dhe për të mbajtur pronësinë e Interit. Megjithatë në Milani presin me padurim ardhjen e presidentit, pasi përveç shampanjës së titullit që pritet të hapet brenda pak ditësh, duhen zgjidhur çështjet e pagave të prapambetura dhe ato që lidhen me projektin për të ardhmen.
Një tjetër çështje e rëndësishme me të cilën duhet të merret presidenti zikaltër, është edhe ajo e stadiumit të ri, një projekt i iniciuar nga klubet e Interit dhe Milanit, por që momentalisht ka mbetur pezull në zyrat e bashkisë së qytetit të Milanos. Vetë kryebashkiaku Giusepe Sala deklaroi se pret të takohet me presidentin zikaltër gjatë javëve të ardhshme dhe nëse merr garancitë e duhura prej tij, është gati t’i hapë udhë projektit të ndërtimit të stadiumit të ri në qytet.
“Nëse Zhang më jep garanci që do të jetë në krye të Interit për tre vitet e ardhshme, atëherë do t’i hapet udhë menjëherë projektit për ndërtimin e stadiumit të ri, pasi janë sistemuar shumë detaje në lidhje me projektin”, deklaroi kreu i bashkisë së Milanos.
Jo më larg se dje, këngëtarja Parashqevi Sipaku mori titullin “Qytetare Nderi”, gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”, në qyetin…
Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë…
Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i…
Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Blero Muharremi di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka shkuar edhe më larg.…