Kukësi do të presë Kastriotin në Rrogozhinë.
“Kukës Arena” nuk është ende gati, teksa edhe këtë javë verilindorët nuk do të luajnë dot në shtëpinë e tyre, por do të rikthehen në Rrogozhinë vetëm pak ditë pasi luajtën sfidën me Egnatian, ku edhe koleksionuan një fitore në shifrat 2-0.
Po kthehet në një “Odise” më vete rikthimi në Kukës, me inaugurimin që po shtyhet javë pas jave dhe sipas të gjitha gjasave, pa u larguar dimri, skuadra do të duhet të shtegtojë në fusha të tjera.
Burime të gazetës pohojnë se vetëm në pranverë skuadra do të rikthehet në shtëpi, kjo e varur edhe nga gjendja e fushës, e cila për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta, nuk po shkon dot në parametrat e duhur.
Me pak fjalë, verilindorët do të luajnë në qytetin e tyre kur të jenë zgjidhur jo pak gjëra sa i përket kampionatit dhe stadiumi mund të mos konsiderohet më si armë plus për të arritur synimet. Dy ditë më parë stadiumi u inspektua edhe nga kreu i Komitetit Teknik në FSHF, Arben Dervishi, i cili konfirmoi se fusha nuk është ende gati.
ATMOSFERA – Fitorja e fundit në kampionat ka rikthyer qetësinë dhe atmosferën pozitive në skuadër, për më tepër që e mban ende Kukësin në garë për titullin kampion dhe aktualisht ka siguruar një vend në Europë. /panormasport/
Një 32-vjeçar, është shpallur në kërkim, ndërsa miku i tij u mor nën akuzë, pasi akuzohen se kanë kërcënuar për…
Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës është pasqyruar edhe nga mediat italiane. Teksa trajton ngjarjen,…
Ndalimi i aksesit në mediat sociale nga të miturit nën moshën 15-vjeç, si dhe bllokimi i të miturve nën moshën…
Në një deklaratë për Euronews Albania, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë…
Uniformat blu në Korçë, kanë njoftuar për një rast të rëndë, ku babë e bir kanë dhunuar njëri-tjetrin. Policia bën…
Granit Xhaka zgjodhi të transferohej te skuadra e Sunderland në këtë merkato vere. Mesfushori, së fundmi ka dhënë një intervistë,…