Marrëveshja midis Barçës dhe Spotify që kompania suedeze të bëhet partneri i ri global i klubit dhe sponsori i fanellës është arritur tashmë.
Negociatat mes drejtuesve të Barçës dhe kompanisë së njohur të teknologjisë, e cila ofron shërbimin e riprodhimit të muzikës në transmetim përmes aplikacionit të saj, ka përfunduar në një fund të lumtur.
Marrëveshja mes palëve u bë e ditur ditën e hënë ashtu siç ishte paralajmëruar dhe sipas mediave spanjolle se gjithçka është mbyllur.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje sipas “RAC1” do të bëhet ditën e sotme dhe në këtë mënyrë katalanasit do të kenë edhe një sponsor të ri për sezonin e ardhshëm dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për të shpëtuar nga situata e vështirë ekonomike që po kalon klubi i Barcelonës.
Spotify do të sponsorizojë ekipin katalanas për 3 vitet e ardhshme për 280 milionë euro.
Nga ky bashkëpunim edhe stadiumi i njohur tashmë i Barçës “Camp Nou” mund të ndryshojë emrin e tij, pasi kompania ishte gjithashtu e interesuar të vendoste emrin e saj në stadiumin e Barcelonës, i cili mund të riemërtohet pastaj “Camp Nou Spotify”. Mbetet të shikohet nëse blaugranat e kanë pranuar një kërkesë të tillë apo jo./ h.ll/albeu.com
Është botuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.…
Një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premte kryeqytetin, duke shkaktuar disa dëme…
Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe ish-banorit të "Big Brother", fituesit Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje…
Fitorja të enjten në mbrëmje përballë Oviedos në kampionat erdhi me një çmim të lartë për Barcelonën. Klubi blaugrana humbi…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe…
Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë…