sport

Sporting Lisbona i cakton çmimin kartonit të Gyokeres, alarmohet Arsenali

Sporting Lisbona tashmë ka caktuar çmimin e kartonit të Viktor Gyokeres, sulmuesit i cili po bën mrekulli këtë sezon në kampionatin portugez.

25-vjeçari ka shënuar 35 gola deri më tash në Primeira Liga dhe është duke u monitoruar nga një numër i madh klubesh evropiane.

Arsenal, Chelsea dhe AC Milan janë tri ekipet që po raportohet se kanë shprehur interesim për suedezin dhe duket se largimi i tij nga Portugalia në verë është i pashmangshëm.

Sipas një raportimi të fundit nga The Mirror, Sportingu do të kërkojë 68 milionë euro për të liruar sulmuesin në formë.

Duke marrë parasysh se janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ka një mundësi të artë që Gyokeres të përfundojë sezonin me tre trofe të fituar.

Gjatë grumbullimit me Suedinë këtë muaj, Gyokeres pranoi se ai do ta vlerësojë të ardhmen e tij në fund të sezonit duke thënë: Është një shenjë se unë kam luajtur mirë.

Rreth një transferimi të mundshëm të Gyokeres kishte paralajmëruar edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Planet që ne i kemi për verën janë shumë të qarta, ato kanë përfunduar pothuajse në fillim të sezonit pasi kemi kuptuar çfarë kemi, situatat me kontrata të disa lojtarëve, dhe shpresojmë se mund të përforcohemi në pozita të caktuara të ekipit”, kishte thënë Arteta. /Telegrafi/

të fundit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor,…

11 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.6 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…

19 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 18 Djetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

28 minutes ago

Horoskopi 18 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…

8 hours ago

Lajm i mirë për Kosovën, BE heq masat ndëshkuese, 205 mln euro mbështetje që nga janari 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…

8 hours ago

“Nuk guxon njeri të më përdorë si vegël për çështje alla Ervin”, Grida Duma reagon ashpër: Nuk kam negociuar me Ramën, askush nuk mund të mendojë që bëj pazare me të

Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…

9 hours ago