sport

Sporti shqiptar në zi, shuhet nga jeta ish-kampioni (FOTO LAJM)

Shuhet nga jeta Tomi Stefanllari, ish-atleti i garave të shpejtësisë, trajneri që zbuloi në qytetin e Korçës kampionë. Tomi Stefanllari është historia e atletikës shqiptare, ishte një prej atletëve më të mirë në të gjithë historinë e garave 100 dhe 200 metër.

Stefanllari ka qënë kampion në këto dy disiplina, në një periudhë kur Shqipëria kishte mjaft atletë të njohur. Në kohën kur ai ishte trajner zbuloi talente të cilët më pas u bënë kampionë si Kristaq Lipe, Kastriot Sulçe dhe Alma Thano.

Atletët në fjalë i dhuruan shumë trofe Skënderbeut. Në periudhën kur Stefanllari ishte inspektor e kryetrajner i atletikës së bashku me shumë figura të njohura të kohës, solli disa metoda të reja stërvitore në vendin tonë të cilat nuk ishin praktikuar më parë.

Vitet e fundit ai së bashku me familjen kishin jetuar në SHBA./ h.ll/albeu.com

 

të fundit

KQZ ndan fondet për forcat politike, bazuar në rezultatet e 11 Majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kompesojë Lëvizjen Bashkë, Partinë Mundësia, Partinë Shqipëria Bëhet dhe Koalicionin Euroatlantik, për votat që…

5 minutes ago

Çfarë po ndodh në Gramsh? Denoncojnë banorët: Vatër zjarri aktive që në mëngjes, askush s’ka ardhur ta shuaj

Që prej mëngjesit të ditës së sotme, është regjistruar një vatër zjarri në periferi të Gramshit. Ndërkohë, banorët denoncojnë se…

25 minutes ago

Ironia e Lutfi Dervishit: Opozita duhet ta quaj veten fatlume, “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga

Nga; Lutfi Dervishi Ditar i Ministres Diella – Dita 1 Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në…

1 hour ago

Drejtori sportiv i Barcelonës Deko flet për Lamine Jamal: Ai shënon një epokë, si Ronaldo dhe Mesi!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, dha një intervistë për Lance, në të cilën diskutoi gjithashtu disa nga lëvizjet e ardhshme…

1 hour ago

Emri/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e Spitalit të Durrësit

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, sic njhet ndryshe Pëllumb Muharremi “i forti i Sukthit”, është shoqëruar në komisariatin e Durrësit,…

2 hours ago

Kush i propozoi Egla Cenos? Aktorja e njohur: Më doli fati… (FOTO)

Aktorja e njohur Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, e cila ndan me ndjekësit…

2 hours ago