1 – Erling Haaland, Borussia Dortmund (110 milionë euro)
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron të bëjë “bingo” tejsa deri në mars ai ka bindur Erling Haland të veshë fanellën e “meringes”.
Dortmundi e di se në fund të sezonit aktual do t’i thotë lamtumirë Erling Haland. Pavarësisht se sulmuesi i ri është i përkushtuar në skuadrën e Luginës së Ruhrit deri në vitin 2024, disa skuadra po e shikojnë rastin e tij dhe po përgatiten të bëjnë lëvizjen e tyre në kuadër të sezonit të ri.
Ylli norvegjez ka qenë i hapur për diskutime me skuadrën e tij për të ardhmen e tij dhe duket se ka shprehur pakënaqësi për qëndrimin e Westphalias, duke theksuar se gjithçka që dëshiron është të luajë futboll.
80 golat në 79 ndeshje gjatë pranisë së tij në “Signal Induna Park”, i mjaftojnë Florentino Perezit.
Sipas “Sport”, i forti i Real Madridit dëshiron të befasojë të gjithë në verë me blerjen e Killian Mbappe, me të cilin tashmë janë bashkuar, edhe me Erling Haland.
Në fakt, sipas botimit spanjoll, Florentino Perez është absolutisht i bindur se do të arrijë nënshkrimin e sulmuesit norvegjez dhe do të arrijë të ketë në ekipin e tij, dy yje që do t’i çojnë madrilenët drejt lavdisë.
Megjithatë, “Sport” këmbëngul duke thënë se deri në mars presidenti i “merenges” dëshiron të mbyllë pozitivisht çështjen e Erling Hallland. /albeu.com/
Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Për’puthen”, konkurrenti Kastrioti ka bërë një deklaratë të bujshme, e cila ka shkaktuar…
Në prag të takimit që do të mbajë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan,…
Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme, duke e cilësuar si dikush…
Analisti, Sefer Selimi në një intervistë foli për tenderin në Maqedoninë e Veriut për uniformat e policisë që do të…
Mesditën e kësaj të enjte Këshilli i Ministrave mbajti mbledhjen e parë për këtë mandat të ri qeveritar. Gjatë mbledhjes…
Willard Carroll Smith Jr., i njohur për të gjithë si Will Smith, nuk është thjesht një aktor hollivudian, ai është…