Dinamo siguroi një triumf me vlerë të madhe mbrëmjen e sotme, duke prerë njëkohësisht biletën për në turin e tretë të Conference League. Në ndeshjen e kthimit, të luajtur në “Elbasan Arena”, “Blutë” fituan pastër 3-0 kundër Aluminij. Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi Naser Aliji dha prononcimin e tij për mediat.
None found
Duke folur për fizionominë e Dinamos, Aliji theksoi se organika vazhdon të ketë lojtarë me peshë të rëndësishme, ndërsa edhe futbollistët e afruar së fundmi kanë sjellë cilësi.
Sa i përket sfidës së ardhshme dhe lodhjes së shfaqur pas përballjes së sotme, mbrojtësi pranoi se skuadra ka harxhuar shumë energji. Megjithatë, ai nënvizoi se gjendja është shumë e mirë dhe se ekipi do të përgatitet për ndeshjen e radhës.
Aliji shprehu gjithashtu besimin se Dinamo mund të arrijë në grupe. Sipas tij, skuadra punon pikërisht për këtë objektiv dhe, nëse të gjithë bashkohen, gjithçka bëhet e mundur.
Për të ardhmen, futbollisti sqaroi se vëmendja fillestare është përqendruar te Europa, ku synimi është të shkohet sa më larg. Më pas, fokusi do të zhvendoset te kampionati, ndërsa ai shtoi se janë bërë shumë investime.
Sot, më 20 nëntor, shënohet 33-vjetori i një prej tragjedive më të rënda ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut.…
Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në kushte kur ekziston një…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.“Fruthi, është një sëmundje shumë…
Pres që Prokuroria Publike, ndoshta edhe Ministria e Punëve të Brendshme, por në këtë rast më shumë Prokuroria Publike, të…
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë dhe…
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e…