sport

“Spanja, një prej favoritëve për trofeun”, Bajrami: Do të japim maksimumin në fushë

Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’.

Kështu, pas përfundimit të përballjes në Hambrug, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e fundit të grupeve, atë të 24 qershorit, ndaj Sapnjës, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.

Të lidhura

None found

Me rikthimin në kampin bazë kanë filluar edhe daljet në konferencë për shtyp, nga “Kuqezinjtë” tanë, ku pas sulmuesve Rey Manaj e Arbër Hoxha, mesditën e kësaj të shtune për mediat do të flasë “goli më i shpejti” i një Kampionati Evropian, Nedim Bajrami, i cili fillimisht foli për sfidën e radhës, në Gjermani, atë ndaj Spanjës, si dhe për vështirësinë e madhe të kësaj sfide.

“E dimë që Spanja është një prej favoritëve për të fituar Evropianin dhe duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë ndeshje. Nuk ka rëndësi kush luan, por duhet të japim maksimumin, për të arritur diçka të madhe.

Me Italinë e patë vetë që e filluam ndeshjen shumë mirë, por pastaj shënuan dy gola. Me Rey Manajn në fund patëm rastin, por nuk arritëm të barazonim. Me Kroacinë bëmë një ndeshje të madhe dhe e pamë që jemi aty. Tani kemi një ndeshje shumë të fortë, ndaj Spanjës dhe nuk ka rëndësi kush luan nga spanjollët formacioni i parë a i dytë ata kanë shumë kualitet.

Nuk e kemi analizuar akoma kundërshtarin, por deri më tani kemi parë vetëm lojën e Lamine Yamal, Alvaro Morata e Fabian Ruiz, dhe Rodri, por ky i fundit nuk luan për shkak të kartonave”,- u shpreh Bajrami.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago