sport

Spanja merr një vendim të madh për Lamine Yamal në lidhje me ligjin e rreptë gjerman

Spanja ka marrë një vendim në lidhje me Lamine Yamal para ndeshjes së tyre në fazën e 1/8 së finales në Euro 2024 ndaj Gjeorgjisë, mes raportimeve se ligji gjerman mund t’i detyrojë të mos llogarisin në shërbimet e yllit të Barcelonës.

Shumë kombëtare të mëdha deri më tani kanë dështuar që të impresionojnë në Euro 2024, po sigurisht e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Spanjën.

Të lidhura

None found

Ish-kampioni i botës dhe Evropës u kualifikua si lider i Grupit B dhe janë ekipi i vetëm që kanë marrë maksimumin e pikëve në fazën e grupeve.

Nën urdhrat e Luis De La Fuentes, i cili zëvendësoi Luis Enriquen pas Botërorit 2022, Spanja ka lëvizur nga stili i tyre “tiki-taka” dhe po aplikojnë një futboll më direkt.

Është 16-vjeçari Yamal ai i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij duke vazhduar ndeshjet e mira që i pati me Barcelonën.

Sidoqoftë, ka pasur frikë se Spanja mund ta lë atë në bankë rezervë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak të një ligji të rreptë gjerman. Sipas ligjeve në Gjermani, personat nën moshën 18-vjeçare, qofshin vendas apo të huaj, nuk mund të punojnë pas orës 20:00.

Ka përjashtime për sportistët, duke i lejuar ata të punojnë deri në ora 23:00. Sidoqoftë, kjo nuk përfshin konferencat për shtyp pas ndeshjes.

Sipas ligjit në fuqi, Federata e Futbollit të Spanjës mund të dënohet me një gjobë prej 30 mijë eurosh nëse Yamal punon edhe pas orës 23:00, diçka që mund të ndodhë nëse ndeshja mes Spanjës dhe Gjeorgjisë shkon në vazhdime.

Fatmirësisht për tifozët spanjollë, duket se ky ligj nuk i bën aspak përshtypje kombëtares, të paktën kështu ka deklaruar përzgjedhësi De La Fuente.

“Ne të gjithë jemi përgjegjës për mirëqenien e Yamal. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do ta lëmë të luajë. Asgjë më shumë”, ka thënë 63-vjeçari.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjeorgjisë do të luhet me fillim nga ora 21:00 dhe fituesi i saj do të përballet në çerekfinale me Gjermaninë.

të fundit

Andy Burnham sulmon trashëgiminë e Thatcherit dhe Brexit-in: Britania ka paguar një kosto të lartë

Kryeministri  i ri britanik, është akuzuar se jeton në të kaluarën, pasi ai në fjalimin e tij të parë në…

1 minute ago

Erkand Qerimaj mbetet pranë podiumit në “Taranto 2026”, shqiptari renditet i pesti

Erkand QerimajErkand Qerimaj bëri debutimin e tij ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” [...]Read More...

1 minute ago

Durmishi: Ali Ahmeti Must Explain the Ohrid Agreement and the Status of the Albanian Language to Albanians

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Besar Durmishi, përmes një deklarate për mediat ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të BDI-së,…

15 minutes ago

Janevska: Schools must follow protocols during hot weather; shortening lessons is allowed only in the yellow phase

"Mësimi në ditët e nxehta duhet të organizohet në përputhje me protokollin për veprim në rast të temperaturave shumë të…

15 minutes ago

Shasivari: Regional cooperation essential in the fight against organized crime

Në Konferencën Rajonale "Krimi i Organizuar në Burgje - Forcimi i Integritetit, Kapaciteteve të Inteligjencës dhe Bashkëpunimit në Evropën Juglindore",…

16 minutes ago

Clash at the KPC, Krasniqi asks Isufaj about the Chief State Prosecutor position: He denies Kelmendi’s statement

Gjatë diskutimeve në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), anëtari Visar Krasniqi pyeti Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj,…

17 minutes ago