Categories: sport

Spanja kaloi e para në avantazh, Belgjika u kundërpërgjigj – 1-1 në fund të pjesës së parë

Çerekfinalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Belgjikës u mbyll në barazim 1-1 pas 45 minutave të para, në një pjesë me intensitet të lartë dhe mundësi shënimi për të dyja skuadrat.

Të lidhura

None found

Në fillim të takimit, spanjollët pretenduan për një penallti pas një prekjeje të dyshimtë me dorë nga një lojtar belg brenda zonës, por arbitri Michael Oliver vendosi që loja të vazhdonte.

Pas disa përpjekjeve, Spanja arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 30-të.

Dani Olmo tentoi i pari me një goditje nga pranë, por Thibaut Courtois reagoi saktë dhe ndali topin. Sidoqoftë, në vazhdim të aksionit, sfera shkoi te Fabian Ruiz, i cili e dërgoi në rrjetë dhe kaloi spanjollët në epërsi 1-0.

Belgjika nuk vonoi të përgjigjej dhe e rivendosi ekuilibrin katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Nga krahu i djathtë, Timothy Castagne dërgoi një harkim të saktë në zonë, ku Charles De Ketelaere u pozicionua mirë dhe me kokë mposhti portierin e Spanjës për rezultatin 1-1.

Pas pjesës së parë, kjo çerekfinale mbetet plotësisht e hapur, ndërsa të dyja përfaqësueset do të kërkojnë golin e kualifikimit në 45 minutat e dyta.

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

51 seconds ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

7 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

24 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

24 minutes ago