sport

VIDEO/ Spanja eliminon Francën dhe kalon në finalen e Europianit

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024 pasi mposhti me rezultat 2-1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale.

Rasti i parë për gol i takoi Spanjës që rrezikuan në minutë e pestë përmes Fabian Ruiz i cili me kokë ishte pranë shënimit.

Franca arriti të kalojë në epërsi në minutën e nëntë me anë të Randal Kolo Muanit i cili u asistua nga Kylian Mbappe për rezultatin 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i Spanjës që arritën të shënojnë dy gola të shpejtë për të rikthyer avantazhin në të mirë të tyre.

Fillimisht për të barazuar rezultatin në 1-1 u përkujdes Lamine Yamal (21’) që shënoi një super gol nga distanca.

Goli i dytë dhe ai që i solli kualifikimin Spanjës u shënua në minutën e 25-të, ku goditjen e Dani Olmos e devijoi në portë Jules Kounde për 2-1.

Në pjesën e dytë Spanja arriti ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë duke u kualifikuar kështu në finalen e Berlinit.

Spanja ishte shumë afër që të shënonte golin e qetësisë me Lamine Yamal (81’) por gjuajtja e tij e fortë për fat të mirë të francezëve përfundoi mbi portë.

Një rast të mirë shënimi e pati edhe Kylian Mbappe i cili u gjend në një situatë të favorshme përballë portës në minutën e 86-të, por gjuajtja e tij shkoi krejtësisht jashtë portës.

Finalja e madhe e Euro 2024 do të luhet më datë 14 korrik në Berlin, aty ku Spanja do të takohet me fituesin e ndeshjes Angli-Holandë që do të luhet nesër (10 korrik) me fillim nga ora 21:00.

Tags: Euro 2024

të fundit

Kristjan Asllani totalisht jashtë planeve të Torinos, trajneri as nuk e grumbullon për ndeshjen e Kupës së Italisë

E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq, pasi aktualisht mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e di ende se ku…

8 minutes ago

Qytetari- Berishës: Kur do e dorëzoni stafetën apo keni frikë se mos vjen një Lul tjetër?

Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga një qytetar lidhur me…

15 minutes ago

Çfarë i ndodhi? Stenaldo nuk i mban dot lotët

Dita e sotme ka nisur paksa ndryshe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Shkak është…

18 minutes ago

E TRISHTË / Këngëtari i njohur shqiptar humb motrën në moshë të re

Një lajm i trishtë ka tronditur së fundmi botën e artit dhe muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur i muzikës live,…

19 minutes ago

Përmbytjet në vend, Berisha: Edhe në fatkeqësi natyrore, qeveria do ta kalojë me mashtrime

Nga takimi me qytetarët e Lezhës, kreu i PD iu rikthye sërish përmbytjeve, ku tha se qeveria duhet të kishte…

41 minutes ago

Berisha: Partia Demokratike ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave…

1 hour ago