Luciano Spalletti ka shprehur pakënaqësinë e tij për paraqitjen e Randal Kolo Muanit, pas fitores së Juventusit me rezultatin 1-0 ndaj Frosinones në sfidën hapëse të sezonit në Serie A.
None found
Trajneri i Juventusit vlerëson se sulmuesi francez duhet të ngrejë nivelin dhe të kuptojë çfarë e ka penguar të rikthehet në formën e tij më të mirë.
“Ne shkuam dhe e morëm Kolon, jemi kujdesur për të dhe e dimë vlerën që ka. Por ai duhet të kuptojë se nuk ka luajtur për dy vite dhe se për këtë duhet të ketë një arsye”, deklaroi Spalletti.
Ai shtoi se një futbollist mund ta konsiderojë veten në një nivel shumë të lartë, ndërsa në realitet mund të ketë humbur diçka që duhet ta rigjejë.
Kolo Muani qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave në suksesin minimal të Juventusit, ndërsa golin vendimtar e realizoi Bremer.
Sulmuesi i kombëtares së Francës, i rikthyer në Torino pas huazimit te Tottenham sezonin e kaluar, pati një paraqitje zhgënjyese.
Gjatë ndeshjes, ai arriti të regjistrojë vetëm një gjuajtje në kuadratin e portës.
Ky rendiment ka irrituar Spallettin, sidomos duke pasur parasysh se Juventusi krijoi dhe provoi gjithsej 20 goditje ndaj portës së Frosinones.
Tekniku italian pret një reagim të shpejtë nga Kolo Muani, i cili duhet të rikthejë hap pas hapi formën dhe cilësitë që e kanë renditur mes sulmuesve më të vlerësuar të futbollit francez.
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…