sport

Spalletti: E kam vendosur kë do marr me vete në Gjermani

Italia, kundërshtare e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, përgatitet për një Europian në lartësinë e emrit të 4 herë kampionëve të Botës.

Gjatë prezantimit të një platforme dixhitale në funksion të kombëtares, që do të propozojë falas video origjinale të patransmetuara më parë dhe ekskluzive të ekipeve përfaqësuese italiane, trajneri i të kaltërve Luciano Spalletti bëri të ditur se ka të përpiluar tanimë 80% të listës së futbollistëve që do të marrë me vete në Gjermani, teksa fillimisht foli në lidhje me atë se çfarë kërkon nga skuadra e tij.

Të lidhura

None found

“Jam me shumë fat që bëj këtë punë dhe jam qenë thuajse gjithmonë i lumtur. Fitorja dhe disfata janë dy anë të një medaljeje, duhet ekuilibër. Me zor po pres që të ndaj me italianët pasionin që do të përjetohet në Europian. Objektivi ynë është që të bëjmë njerëzit që sërish të thonë ‘jemi krenarë për ju’, kjo për mua është thelbësore.

Ka nevojë për lidhje me fanellën dhe të qenurit italianë, duhet ti bëjmë të kuptojnë ata që janë të shtëpi që jemi në lartësinë e duhur. Fanella e kaltër nuk vishet vetëm për aty dy orë që je në fushë, por të gjitha ditët gjatë gjithë ditës. Asnjë nuk duhet të ketë ndjesinë se ka përpara fëmijë të përkëdhelur, por profesionistë shumë seriozë”, deklaroi ai.

Më pas në lidhje me listën e grumbullimeve për Europianin, Spalletti u shpreh: “Është e përpiluar me 80%, pastaj ka një 20% të hapur për ata që duan të demonstrojnë se duan të jenë aty, me siguri fanella e kaltër nuk është një lojë”. /abcnews.al

Tags: Euro 2024

të fundit

AUDIO/ Salianji publishes recording and accuses Albert Nushi of manipulating protesters

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

2 hours ago

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

3 hours ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

3 hours ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

3 hours ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

3 hours ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

3 hours ago