Categories: sport

Southgate shuan çdo dilemë, ja si do të luajë Anglia ndaj Kroacisë!

Pak orë para ndeshjes debutuese në Europian ,nr 1 i stolit të anglezëve Gareth Southgate ka ende disa dilema të cilat duhen zgjidhur.Përgatitjet e fundit përpara startit të Europianit, tre luanët e mbyllën me fitore minimale në miqësore ndaj Austrisë dhe Rumanisë. Pavarësisht faktit që u provuan shumë lojtarë, Southgate nuk ka arritur të krijojë një profil të qartë për rreshtimin e skuadrës së tij. Ndeshja hapëse ndaj Kroacisë e detyron trajnerin që të përzgjedhë formacionin më të mirë pa i lënë shumë vend eksperimenteve. Prej pikëpyetjeve të mëdha është zëvendësimi i kapitenit të Manchester United, Harry Maguire i cili do mungojë në ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi. Kjo mungesë e ka bërë numrin një të stolit të mendojë rikthimin e formacionit 3-4-3 i cili i dërgoi në gjysmëfinalet e Botërorit 2018-të. Anglia është kritikuar për përdorimin e këtij moduli loje që nuk i jep mundësinë skuadrës t’i shfrytëzojë elementët më kreativ dhe që i japin volum lojës si Foden, Grealish apo Mount.

Gjithashtu edhe Jordan Henderson nuk e ka gjetur formën e tij optimale diçka që u vu re në sfidën miqësore ndaj Rumanisë. Fakti që ai nuk ka luajtur rregullisht tek Liverpool për shkak të një dëmtimi është shqetësues dhe trajneri nuk mund të rrezikojë dhe do të zgjedhe për ta zëvendësuar njerin mes  Kalvin Philips ose Declan Rice. Ndërkohë Southgate ka dhimbje koke edhe për çështjen e sulmit. Alternativat e shumta në fazën ofensive ia bëjnë të vështirë trajnerit ku i duhet të zgjedhë se cilët do të jenë lojtarët që së bashku me kapitenin Harry Kane që është titullar i padiskutueshëm do udhëheqin sulmin e tre luanëve.

Të lidhura

None found

Grealish dhe Foden kanë dhënë shenjat e mjaftueshme për të siguruar vendin e titullarit por nga ana tjetër Sancho së bashku me Rashford mund të luajnë në të dy krahët e sulmit dhe kanë cilësitë dhe shpejtësinë për të rrezikuar çdo kundërshtar. Sterling është një tjetër sulmues anësor që prej vitesh është pjesë e rëndësishme e kombëtares por oshilacionet që ka hasur gjatë sezonit ku nuk ka qenë në formën më të mirë ia vendosin në dyshim vendin e titullarit.Cfarëdo vendimesh që Southgate të marrë, duhet të sigurohet që të gjejë ekuilibrin e duhur në kontigjentin që zotëron në mënyrë që Anglia të arrijë suksesin në një kompeticion madhor që e kërkon prej kaq shumë kohësh.

të fundit

Berisha kritikon Ramën për samitin e NATO-s dhe 4 mln eurot për Kanye West: Fyerje për shqiptarët, bashkohuni sot në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për…

24 minutes ago

Jorida Tabaku: Pensionistët po i afrohen varfërisë ekstreme, Rama ka mbetur te vetëviktimizimi dhe shpikja e armiqve, propaganda s’e mbulon dështimin ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet…

33 minutes ago

Changes to the tobacco law: cigarette smoking may be allowed only for members of private clubs

Është dorëzuar një amendament për Ligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit, i cili ndodhet në procedurë parlamentare, me të…

33 minutes ago

Analyst warns of deadlock and new elections if parties fail to find a compromise

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, liderët e partive politike kanë intensifikuar takimet në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për…

34 minutes ago

Kosovo commemorates the victims of Srebrenica: Without truth there is neither justice nor peace

Me thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të mohimit të krimeve, u shënua Dita…

34 minutes ago

Storm of reactions after €4 million funding for Kanye West concert / Dutch newspaper: Edi Rama faces fierce criticism

Gazeta holandeze, De Telegraaf, i ka kushtuar një artikull koncertit të Kanye West në Tiranë dhe financimit të qeverisë prej…

35 minutes ago