Ylli i Arsenalit e gjuajti dhe e humbi penalltinë e pestë e cila ishte vendimtare dhe u mbrojt nga portieri Gianluigi Donnarumma.
“Ishte vendimi im për t’i dhënë atij atë penallti, kjo është plotësisht përgjegjësia ime.”, tha fillimisht Southgate.
“Nuk është ai ose Marcus ose Jadon, ne punojmë së bashku, punojmë në stërvitje. Ishte vendim i imi.”
“Ne u përgatitëm sa më mirë për gjuajtjen e penalltive, kjo është përgjegjësia ime, unë i zgjodha djemtë për gjuajtjen e penalltive.”, përfundoi Gareth Southagte.