sport

Southgate me dhimbje koke, Anglia pa pesë lojtarë të lënduar dhe katër që nuk kanë arritur ende në kampin stërvitor

Bukayo Saka dhe John Stones do të mungojnë në miqësoren e Anglisë kundër Bosnje-Hercegovinës nesër (e hënë), ndërsa kapiten do të jetë Kieran Trippier.

Harry Maguire, Luke Shaw dhe Anthony Gordon gjithashtu nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e parë në Euro 2024, duke e lënë përzgjedhësi Gareth Southgate me dhimbje koke.

Të lidhura

None found

Stones dhe Saka u stërvitën me skuadrën sot, por do të mungojnë në miqësoren në “St James’ Park”.

Maguire dhe Shaw janë shqetësime serioze përpara Euros në Gjermani. I pari humbi pesë javët e fundit të sezonit, ndërsa Shaw gjithashtu ka probleme.

Ndërkohë, Gordon humbi ndeshjen e fundit të sezonit të Newcastle për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës dhe nuk është kthyer ende.

Ndërkohë, Harry Kane nuk do të fillojë kundër Bosnje-Hercegovinës edhe pse u stërvit gjatë gjithë javës, por kishte humbur dy ndeshjet e fundit ndaj Bayern Munich për një dëmtim të shpinës. Trippier është vendosur të jetë kapiten i ekipit për miqësoren e parë.

Kobbie Mainoo, Kyle Walker dhe Phil Foden nuk janë paraqitur ende në kamp pas finales së FA Cup të fundjavës së kaluar, ndërsa Jude Bellingham do të jetë një tjetër lojtar që do të arrijë në kamp më vonë.

Anglia do të përballet me Islandën të premten në ndeshjen e fundit përgatitore përpara se të udhëtojë në Gjermani, ku e nis me Serbinë më 16 qershor.

Southgate nuk po shqetësohet për mungesat dhe ata që ende nuk kanë ardhur.

“Kufizimet janë reale. Katër ose pesë nuk janë ende me ne. Por kjo është normale. Ne nuk kishim asnjë lojtarë në Katar deri pesë ditë para ndeshjes së parë”, ka thënë Gareth Southgate.

Kujtojmë se ndeshja mes Anglisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

të fundit

Jordan Henderson vendos rekord me Anglinë pas vetëm pak minutash në fushë

Veterani i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një paraqitje surprizë nga stoli në minutat e fundit të fitores 2-0 të Anglisë…

38 minutes ago

Infantino në qendër të kritikave për udhëtimet ajrore: 27 fluturime private për 24 ndeshje në Botërorin 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë pjesë në 24 ndeshje brenda pak më shumë se dy javësh gjatë Kupës…

39 minutes ago

“At the end of the day, everything we do, we do for ourselves” — is kindness increasingly being tied to self-interest? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

51 minutes ago

“Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

2 hours ago

Pregnancy through IVF, Xheneta reacts harshly to Xhuli Nura: You were wrong, you can never replace a father’s presence

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe modelja e njohur, Xhuli Nura, po bëhet nënë për herë të parë. Ajo…

2 hours ago

Dua Lipa wishes her mother a happy birthday: The queen of our home and our hearts

Dua Lipa ka zgjedhur ta shënojë ditëlindjen e nënës së saj, Anesa Lipa, me një urim në Instagram, duke ndarë…

2 hours ago