Sot është një ditë e rëndësishme për merkaton e Interit, pasi ditën e sotme, është planifikuar takimi i parë zyrtar mes drejtuesve zikaltër dhe rrethit të Dybala.
Do të diskutohen në tryezë kërkesat e lojtarit, ofertën e Interit dhe perspektivat e klubit. Dybala, përfundon zyrtarisht kontratën me Juventusin më 30 qershor, kur në tetorin e kaluar kishte rënë dakort me Juven për rinovimin prej 8 milionë euro dhe 2 milionë bonuse, por që aprovimi më pas nuk erdhi nga klubi italian.
Interi thuhet se është gati të ofrojë 6 milionë euro në sezon plus bonuse, ku mund të arrijë deri në 7,5 milionë euro, dhe duke ia lënë të drejtat e imazhit tërësisht lojtarit.
Kjo është hera e parë që Interi do të kontaktojë Dybalan zyrtarisht, por gjithashtu zikaltërit duhet të përshpejtojnë largimin e Vidal dhe Sanchez, pasi të dy bashkë do të sillnin pothuajse 20 milionë euro, jo nga shitja e tyre, por nga pagat e tyre së bashku, një kosto kursimtare e konsiderueshme./ h.ll/albeu.com
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në…