Xavi Hernandez do të marrë detyrën këtë pasdite si trajner i Barcelonës pas largimit nga Al Sadd të premten e kaluar dhe do të nënshkruaj deri në qershor 2024. Xavi merr një sfidë të madhe me synimin për të rikthyer Barçën në krye dhe që katalanasit të ndihen krenar me ekipin e tyre.
Që në fillim, Xavi nuk do të përballet vetëm me një infermieri të mbushur, me 10 të dëmtuar përfshirë sulmuesit, Fati, Dembele dhe Aguero, por do të përballet edhe me një kalendar të vështirë, shkruan Albeu.com.
Ndeshja e parë për Xavin në drejtimin e Barcelonës do të jetë derbi përballë Espanyol, me katalanasit që janë të detyruar të mposhtin skuadrën “bardheblu” nëse duan që të ofrohen me zonën Champions.
Vetëm 3 ditë pas derbit, Xavi do të debutojë në Champions League ku Barcelona do të presë në Camp Nou Benfikën me detyrimin për ta mposhtur dhe për ta kaluar në fazën tjetër.
Pas dy ndeshjeve në shtëpi, Xavi-n dhe Barcelonën e tij e pret një transfertë e vështirë përballë Villarral që momentalisht kanë 2 pikë më shumë në renditje.
Në fundjavën e 4 dhe 5 dhjetorit, Barça do të presë Real Betisin, e cila tashmë zë vendin e pestë me 21 pikë, vetëm 7 më pak se Sociedati kryesues.
Të mërkurën me datë 8 dhjetor, nëse nuk i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë me Benfikën, Barcelona do ta mbyllë pjesmarrjen në Champions kundër Bayern në Gjermani. r.t/albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…