Pritja mori fund, sot Kukësi përuron stadiumin modern. Nga 23 maji i 2018-ës deri në 23 prillin e 2022-shit, skuadra verilindore ka qenë plot katër vite larg shtëpisë.
Ndeshja e fundit në “Zeqir Ymeri” ka qenë me Flamurtarin më 23 maj 2018, ndërsa sot në orën 20:00 ndaj Laçit, do të luhet në impiantin që ka ndryshuar edhe emrin, pikërisht “Kukës Arena”.
Plot 1430 ditë pritjeje dhe migrim nëpër thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat kanë pasur ndikimin edhe në rezultatet e arritura. Investimi në stadium i ka kaluar 10 milionë dollarë, ndërsa kapaciteti është zyrtarisht 6200 vende. Për të bërë përurimin e impiantit do të jetë sot në Kukës kryeministri i vendit, Edi Rama.
Financimi ka qenë i përbashkët, qeveri-FSHF, teksa i pranishëm do të jetë edhe presidenti Armand Duka, si dhe drejtues të tjerë të institucionit të futbollit shqiptar. Gjithashtu, janë ftuar krerët e Federatës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Për ndeshjen me Laçin, klubi verilindor ka menduar që hyrja në stadium të jetë falas.
KONCERTI – I ftuari special në koncertin që do të mbahet sot në orën 19:00 në stadiumin “Kukës Arena” do të jetë këngëtari i njohur Gold AG, i cili preferohet shumë nga të rinjtë.Drejtuesit kanë menduar të ftojnë reperin e famshëm nga Presheva, për të mundësuar afrimin e sa më shumë të rinjve në stadium. Duket se gjithçka është përllogaritur në detaje, në mënyrë që atmosfera në mbrëmje të jetë elektrizuese.
Policia e Shtetit, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet…
Një ndeshje dramatike u zhvillua në “St James’ Park”, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj Newcastle Utd, falë një…
Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka folur për organizimin e PD-së me nisjen e…
“Albania Fashion Week” vjen në Tiranë. Kjo ngjarje çel një epokë të re, ku tradita dhe inovacioni global bashkohen për…
Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar…
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po…