Çifti i dashur për publikun, Can Yaman dhe Diletta Leotta janë në vëmendjen e fansave. Së fundmi, mediat turke kanë vendosur në vëmendje prezantuesen, teksa kanë bërë publike foto të saj të disa viteve më parë.
“Diletta Leotta ka bërë disa ndërhyrje estetike, ka bërë operacion hundën, ka zmadhuar gjoksin dhe ka fryrë buzët. Prezantuesja e famshme ka thënë në një intervistë në Itali se ndërhyrjen e parë e ka bërë në moshën 18-vjeçare. Ja sesi duket Diletta pa ndërhyrje”, shkruajnë mediat turke.
Para pak ditësh dyshja kanë darkuar në një restorant në Turqi së bashku me prindërit e Can. Por menjëherë pas daljes nga restoranti ata janë ndjekur këmba këmbës nga paparaci derisa arrtën tek makina me të cilën u larguan. Në Yotube është shpërndarë një video, në të cilën Can nxiton të largohet nga fotografët dhe madje tërheq përdore edhe Diletta-n. Aktori duket shumë i nervozuar nga prania e kamerave, aq sa nuk e vuri re që babai i tij u rrëzua teksa nxitonte të largohej bashkë me të birin.
Nga ana tjetër Diletta dëgjohet t’i thotë në video aktorit “Mos më tërhiq”. Megjithatë prezantuesja italiane e ka kaluar me shumë sportivitet këtë situatë dhe shfaqet e buzëqeshur në video. Madje teksa fotografët turq e pyesin ajo shprehet:
“Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”.
Është zyrtare: emisioni i njohur “Goca dhe Gra” do të rikthehet në ekran më 30 shtator, dhe këtë herë me…
Këtë të martë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, të cilat,…
Simon Cowell është bërë sërish viral, por këtë herë jo për ndonjë koment kritik në “America’s Got Talent”, por për…
Në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të vendoset Anxhela Paparizo. Burime bëjnë me dije se ajo do…
Ditën e sotme, drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen. Ai u emërua në krye të qendrës spitalore më…
Nëse do të realizohej një edicion i posaçëm “Big Brother Albania All Stars”, me emrat më të komentuar të sezoneve…