Klubi i Sopotit publikoi një deklaratë zyrtare, ku bëri të ditur se nuk do të lejojë veprime të tifozëve që ndikojnë negativisht te skuadra në fushën e lojës. Reagimi erdhi pas incidenteve që, sipas klubit, u nxitën në mënyrë të nxituar nga disa tifozë librazhdas ndaj trajnerit Rrahman Hallaçi.
Në njoftim, klubi thekson se mbështetja e tifozëve është e mirëpritur, për sa kohë nuk cenohet karakteri sportiv i ndeshjes. Sipas Sopotit, futbolli zhvillohet në fushë dhe sjelljet që nuk kanë lidhje me lojën nuk do të tolerohen.
None found
Sopoti renditet në vendin e 10-të, me gjithsej 7 pikë. Takimin e radhës, skuadra e Librazhdit do ta luajë nesër në Lezhë kundër Besëlidhjes, në orën 13:30.
DEKLARATA E PLOTË:
Njoftim zyrtar për shtyp nga Klubi i Futbollit Sopoti.
Pas disa incidenteve sporadike, të shkaktuara në mënyrë të nxituar nga disa tifozë ndaj trajnerit të ekipit, Rrahman Hallaci, drejtuesit konfirmojnë se qëndrojnë plotësisht në krah të tij.
Klubi i Futbollit Sopoti mbështet pa rezerva stafin drejtues dhe garanton vijimin e projektit të nisur sezonin e kaluar.
Nuk do të pranohen sjellje apo veprime që nuk përputhen me futbollin dhe parimet e sportivitetit. Ndeshja luhet në fushë dhe tifozët mund ta përkrahin ekipin deri aty ku mbështetja e tyre nuk cenon frymën sportive të futbollit.
U bëjmë thirrje të gjithë lojtarëve të japin më të mirën në fushë dhe të tregojnë respekt për fanellën, bashkëlojtarët, stafin drejtues, tifozët dhe historinë e klubit.
Shkeljet e këtyre parimeve do të ndëshkohen nga klubi me masa disiplinore. Në varësi të rastit, ato mund të nisin me gjoba financiare dhe të përfundojnë me përjashtimin nga skuadra.
Një mesazh i veçantë u drejtohet tifozëve tanë të mrekullueshëm: vazhdoni ta përkrahni Sopotin si gjithmonë. Skuadra ka nevojë për pasionin, energjinë dhe mbështetjen tuaj, jo për veprime që mund t’i sjellin penalizime klubit tonë të zemrës.
Të qëndrojmë të bashkuar, në ditë të mira e të vështira, për ngjyrat dhe krenarinë e qytetit tonë.
Të gjithë së bashku, me përgjegjësi, përkushtim dhe respekt për fanellën jeshile e të bardhë!
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…