Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Ukrainës, në udhëtim në ndeshjen e par dicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë, pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani këtë verë.
Edicioni 2024/25, kombëtarja jonë do e startojë me një ndeshje në udhëtim ndaj Ukrainës.
Ky takim i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve, pritet të zhvillohet në stadiumin “epet ARENA” në Pragë të Çekisë.
Kombëtarja kuqezi, është gati për këtë duel dhe synon ta nis sa më pozitivisht edicionin e ri të kësaj gare.
Sa i përket titullarëve të ndeshjes, të gjithë ata që kujtojnë ato inkursione të Arbër Hoxhës në minutat që mori në Europian, mesa duket do të presin akoma për ta parë me një fanellë titullari.
Kështu të paktën la të kuptohet trajneri në konferencën për shtyp, megjithëse ka treguar se befasitë i ka aplikuar edhe më përpara.
Por, me shumë mundësi pritet që Nedim Bajramin ta përdorë në krah të majtë, ashtu si me Kroacinë dhe Spanjën, ndërkohë në mesfushë në vendin e tij do të jetë Qazim Laçi, për të formuar një bosht të fortë dhe fizik, që do t’i bëjë ballë ukrainasve.
Me Nedim Bajramin, përpara pritet të jetë edhe Rei Manaj me Jasir Asanin që do të kompletonin sulmin.
Sakaq, me Laçin në mesfushë do të jetë edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani.
Sa i përket mbrojtjes, dihet tashmë që Silvinjo nuk ka dy titullarët e Europianit, me Ajetin dhe Gjimshitin të padisponueshëm, do të jetë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli, që do ta nisin me shumë mundësi nga minuta e parë.
Të dy qendrat janë aktivizuar me klubet e tyre dhe Silvinjo i mendon si të duhurit kundër Ukrainës. Në krahun e majtë nuk ka dilema, pasi do të jetë Mario Mitaj titullar, ndërsa në të djathtë, trajneri ka provuar Elseid Hysajn, edhe pse mosdalja e tij në konferencën për shtyp si kapiten ngre dyshime.
Gjithsesi, mund të jetë edhe një mënyrë për ta mbrojtur mbrojtësin, pasi nuk po kalon një situatë të mirë te Lacio dhe ndoshta nuk ishte momenti për të folur me mediat.
Është në balotazh me Balliun për krahun e djathtë.
Ndërkohë, porta do t’i besohet sërish Tomas Strakoshës. Më tej, alternativa janë: Mihaj, Bajrami, Hadroj, Abrashi, Berisha, Uzuni, Hoxha, Zeka, Spahiu dhe Seferi.
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. shte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor…