sport

Sonte beteja finale, miliarderët përballë “fukarenjve”

Kupa me vëshet e mëdhenj, trofeu më i rëndësishëm futbollistik i Evropës, është vetëm një hap larg. Gjithçka vendoset këtë mbrëmje në Stamboll. Manchester City i Pep Guardiolës është në kërkim të trofeut të parë historik europian, ndërsa Interi i Milanos synon ngritjen e kupës për herë të katërt në historinë e këtij klubi.

Por këtë herë beteja për të marrë Konstandinopojën është shumë më e pabarabartë se sa ajo e 6  shekujve më parë mes Perandorisë Osmane dhe asaj Bizantine. Të paktën në fuqinë financiare mes dy klubeve.

Në pesë vitet e fundit britanikët kanë shpenzuar 486 milionë euro neto në merkaton e lojtarëve. Kjo shifër është neto dhe paraqet diferencën me shpenzimeve për blerje lojtarësh me të ardhurat e arkëtuara nga shitja e tyre. Për të njëjtën periudhë Interi ka shpenzuar 7 herë më pak, vetëm 70 milionë euro.

Por treguesi që ilustron më së miri hendekun dramatik të fuqisë financiare mes dy klubeve është një tjetër. Në skuadrën zikaltër që do të zbresë sot në fushë për të luajtur finale e madhe të Champions, 7 nga 11 lojtarët janë marrë me kosto zero.

Onana, Acerbi, Darmian, Dimarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Dzeko. Të gjithë më kosto zero. Mes problemeve të rënda financiare të pronarëve kinezë, Beppe Marotta dhe Piero Ausiglio janë detyruar të ndërtojnë një ekip me shpenzime minimale. Por sot vlera tregtare e skuadrës që ata kanë ndërtuar më së shumti me parametra zero është 494 milionë euro.

Sërish edhe kjo është gati dy herë më pak se vlera me çmimet e tregut të skuadrës së Cityt, që vlerësohet 931 milionë euro. Me pak fjalë, kjo është beteja e të pabarabartëve. Miliardat e pafundme të sheikëve që zotërojnë CItyn përballë borxheve dhe fukarallëkut kinez të pronarëve të Interit.

Një finale që në aspektin financiarë nuk ka garë. Por futbolli ndaj është i magjishëm. Në fushë nuk fiton paraja, por talenti dhe dëshira për të fituar. Kjo është finalja e Stambollit, të cilën e pret gjithë bota.

Beteja e dytë e madhe e Konstandinopojës. Nga njëra anë fanela e rëndë e Interit dhe gjeometria italane, ndërsa nga ana tjetër spektakli britanik dhe tiki taka e Guardiolës.

të fundit

Kriza politike në Francë/ Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

“Është një votë qartësie dhe përgjegjësie. Nuk duhet të mohojmë dhe as të jemi në katastrofë”, tha Emmanuel Macron në…

15 minutes ago

Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce mori mbi 27 milionë pëlqime në vetëm 14 orë

Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce u pasua nga një sërë reagimesh, dhe postimi që çifti ndau…

28 minutes ago

Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët/ Ilir Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit

  Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shprehu mirënjohjen për pesë efektivët e policisë…

38 minutes ago

U shkarkua nga famëzeza Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK, Berisha zbulon prapaskenat e rrëmbimit të Daniel Shimës

Në një deklaratë të gjatë në "Facebook", kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe strukturat e sigurisë për rrëmbimin dhe…

50 minutes ago

Gjira Kajtazi njofton se po bëhet nënë për herë të tretë

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të veçantë dhe të gëzueshëm.…

1 hour ago

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, ja sa do të kushtojë

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë. Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi…

1 hour ago