Interi ka shënuar fitore shumë të madhe si mysafir i Fiorentinës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 22-të në Serie A.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët dhe për pasojë goli nuk vonoi shumë dhe erdhi.
Zhvillohej minutën e 14-të, kur Kristjan Asllani asistoi te Lautaro Martinez i cili me kokë shënoi për 1-0.
Edhe pas golit nuk munguan rastet, ku Fiorentina rrezikoi me Giacomo Bonaventuran, por Yann Sommer bëri pritje të bukur.
Në pjesën e dytë, ishte Interi që e nisi më mirë dhe shënoi në minutën e 64-të, me Marko Arnautovic, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 74-të, Fiorentina fitoi penallti, pasi u rishikua rasti në VAR.
Nicolas Gonzalez gjuajti nga pika e bardhë, por që Yann Sommer arriti të pret goditje.
Deri në fund, nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi me këtë fitore more pozitën e parë në renditje me 54 pikë, një më shumë se sa Juventusi, por që zikatërit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C,…
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth 9 kilometra…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…