Me presionin që vazhdon të rritet mbi trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri ka folur me një numër lojtarësh kryesorë këtë javë ndërsa ai kërkon zgjidhje për problemet e klubit në fushë.
Puna e norvegjezit është vënë në pikëpyetje prej disa kohësh, me humbjet poshtëruese kundër Liverpool dhe Manchester City që nuk i ndihmojnë kauzën e tij.
Sipas “Daily Mail”, Solskjaer tani ka folur me Cristiano Ronaldon, Bruno Fernandes, Harry Maguire, Luke Shaw, Victor Lindelof dhe Nemanja Matic në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Trajneri i thirri ata për një takim në orën 10 të mëngjesit në objektin stërvitor të klubit në Carrington të enjten.
Ka pasur raportime se Cristiano Ronaldo është bërë i pakënaqur me situatën në Old Trafford që kur u bashkua në verë dhe se ai tashmë do të konsideronte të ardhmen e tij përtej verës nëse ata dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve./h.ll/albeu.com
Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…
Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…
Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…
Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…
Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…